BE si hakmarrje ndaj Edi Ramës do të pezullojë vizat për Shqipërinë

Ajo çka deklaroi dje nënkryetari të CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johan Wadephul, se Gjermania dhe BE do të bllokojnë negociatat me Shqipërinë nëse prekni Kushtetutën dhe nëse nuk votoni Marrëveshjen e firmosur, do të jetë “lule” krahasuar me atë që po përgatitet nga Gjermania dhe Franca.

Të mërzitur, bile të acaruar me kryeministrin Rama, në mes të hallëve dhe problemëve që ka Gjermania dhe BE me pandeminë e krizën ekonomike, u vjen dhe arroganca nga Shqipëria, ndaj do të reagojnë fort.

Mësohet nga burime të rëndësishme diplomatike se nëse kryeministri Rama do vazhdojë udhën e tij të përplasjes me opozitën reale duke e çuar vendin në kaos, nga frika e një vale të madhe refugjatësh, si fillim do njoftojnë zyrtarisht bllokimin e negociatave nga Brukseli dhe nëse prapë Edi Rama nuk tërhiqet, atëhere si masë provizore BE do të vendosë pezullimin e vizave për shqiptarët.

Nëse kjo masë e ashpër do vendoset nga BE, atëhere kjo mbetet shkatërruese për çdo shqiptar. Edhe tani jemi të bllokuar nga koronavuirusi prej BE, bile edhe Mali i Zi na ka mbyllur kufirin.

Imagjoni po qëse BE pezullon vizat!

Një katrahurë e vertetë prej kokëfortësisë së Rilindjes dhe Edi Ramës.

Gjeni një zgjidhje politikanë dhe mos e shkatërroni jetën e qytetarëve!

SHKARKO APP