BE thirrje Presidentit serb Vuçiç: O me ne ose rri me Rusinë!
Siç dihet i vetmi shtet në Europë që nuk mbështet sanksionet e BE dhe SHBA kundër Rusisë është Serbia. Sot BE ka bërë thirrje të hapur Presidentit serb Vuçiç: “O me ne ose rri me Rusinë! Vendet kandidate për në BE duhet të mbështesin sanksionet tona”.
Ndërkohë Serbia nuk pranon vendosjen e sanksioneve europiane kundrejt Rusisë.
Thirrja zyrtare e Brukselit drejtuar Presidentit serb Vuçiç rrëzon krejt përspektivën europiane të Serbisë pas këtyre qëndrime antiBE dhe pro Rusi.
Ndërkohë nuk dihen qëndrimet zyrtare të shtetëve që kanë pranuar “Open Balkan” në lidhje me Serbinë, e cila tregoi se shkon kah Rusia në çdo konflikt botëror.
KOHA JONË SONDAZH

