Koncerti në Tiranë/Bebe Rexha përlotet përpara publikut shqiptar (VIDEO)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=YAPFyU1N3VI” width=”560″ height=”315″]

Ylli i muzikës botërore, Bebe Rexha është pritur në mënyrë spektakolare në koncertin e zhvilluar sot në Tiranë.

Sapo ajo ka shkelur skenën shqiptare në sheshin ‘Nënë Tereza’ është pritur me brohorima.

Janë të shumtë fansat shqiptarë që kanë dalë vetëm për të dëgjuar yllin shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha. Ajo e ka elektrizuar skenën me këngët e saj, por edhe mesazhet në gjuhën shqipe. “Ju Dua. Kam frikë ta flas gjuhën shqiptare. Unë jam dibrane. Nuk jam perfeke”, ka thënë Bebe. Këngëtarja ka thirrur në shqip edhe prindërit e saj. Bebe ka brohoritur një zëri me publikun “Dira, Dibra..”

Pas deputimit të këngëve të saj, publiku shqiptar ka qenë aq i zjarrtë sa të gjithë kanë brohoritur për yllin botëror me origjinë shqiptare.

Bebe është emocionuar dhe është përlotur duke falenderuar publikun e saj. “Ata që më përkrahin më shumë kudo ku shkoj janë shqiptarët”, ka thënë Bebe. Këngëtarja gjithashtu ka bërë shqiponjën me duar. Dhe ka bërtitur me të madhe: “Ju Dua”.

bebe-rexha2

Këngëtarja ka prezantuar edhe nënën e saj në koncert.

https://www.facebook.com/OnAirMusic/videos/1254372417948646/
bebe 2 by gazetaexpress-shqiperi

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/593376844120775/

SHKARKO APP