Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 13:23 Duka: Ligji për sponsorizimet një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin E përshëndesim dhe e mirëpresim propozimin e qeverisë për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Falënderojmë ministrinë përgjegjëse për sportin për përpjekjet e saj, deputetët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Beleri lë burgun e Fierit, fluturon drejt Athinës dhe takon kryeministrin Kyriakos Mitsosotakis

Beleri lë burgun e Fierit, fluturon drejt Athinës dhe takon kryeministrin Kyriakos Mitsosotakis

Kryesore
E hënë, 15 Korrik 2024 17:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri, ish kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, u nis sot drejt Strsburgut ku ai do të marrë pjesë në seancën e konstituimit të parlamentit europian, si eurodeputet i partisë Nea Demokratia, të kryeministrit grek Kyriakos Mitsosotakis. Zoti Beleri, është i dënuar me dy vjet burg, me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, për korrupsion në zgjedhje. Udhëtimi i tij u mundësua falë një leje shpërblyese të lëshuar nga Drejtoria e Burgjeve, sipas së cilës ai do të duhet të kthehet brenda datës 20 korrik.

Mëngjesin e sotëm Fredi Beleri la mjediset e burgut të Fierit ku ai po vuan dënimin. Përveç familjarëve, për ta pritur kishin dalë dhe përfaqësuesë të ambasadës greke, ndërsa interesim të lartë kishte dhe nga media greke, për të cilat ai dha disa deklarata të shkurtra.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për gazetarët shqiptarë, zgjodhi të fliste në aeroport, ku ai u shoqërua nga një makinë e ambasadës greke.

“Falenderoj Drejtorinë e Burgjeve. Ishte një vendim në kuadër të ligjit dhe logjikës. Natyrshëm lind pyetja, pse një gjë kaq e thjeshtë, nuk u bë për të marrë mandatin e Kryetarit të bashkisë”, u shpreh ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fakt, bëhet fjalë për dy statuse të ndryshme. Kur ai kërkoi të bënte betimin si kryetar i Bashkisë, ishte një i paraburgosur, duke gëzuar të drejta shumë më të kufizuara se tani, që është një i dënuar. Në atë kohë, kërkesa e tij u hodh poshtë nga gjykatat, ndërsa me statusin aktual, kompetenca për t’i dhënë leje ose jo, është e vetë Drejtorisë së Burgjeve. Siç ndodhi javën e shkuar dhe kur ai u lejua të merrte pjesë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Para 47 minutash
UET nderon Ben Blushin për kontributin në letërsinë shqipe, shkrimtari: Zanatet që duan shpirt po humbasin

UET nderon Ben Blushin për kontributin në letërsinë shqipe, shkrimtari: Zanatet që duan...

Para 58 minutash
Elisa Spiropali në “Top Story” shumë akuza, aspak vizion!

Elisa Spiropali në “Top Story” shumë akuza, aspak vizion!

Para 3 orësh

Zoti Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit të vitit të shkuar, nën dyshimet se kishte ofruar para në këmbim të votës në favor të kandidaturës së tij. Ai ka hedhur poshtë akuzat e ngritura. Edhe sot përsërit se drejtësia sipas tij ka vepruar me dy standarte: “Do e ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare. Po nuk gjeta të drejtën, edhe në Strasburg”

Nga Tirana ai udhëtoi drejt Athinës, prej nga do të niset për në mbledhjen e parë të parlamentit europian. Në kryeytetin grek, ai u prit në pallatin qeveritar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Rasti i tij u përdor në fushatën për zgjedhjet parlamentare në Greqi, vitin e shkuar, ndërsa në qershor të këtij viti, ai fitoi një vend në parlamentin europian, si pjesë e listës së zotit Mitsotakis shkruan VOA.

Arrestimi i tij, ka çuar në një çarje të fortë në marrëdhëniet mes dy vendeve, me Greqinë që bllokoi avancimin e Shqipërisë në bisedimet për anëtarësim.

Në takimin e sotëm, sipas asaj që i referohen mediat greke, tonet duket të kenë qenë tejet të zbutura. Kryeministri grek citohet të ketë thënë se shpresonte që shumë shpejt Beleri “të dalë një herë e mirë nga burgu, e që ky kapitull i dhimbshëm të mbyllet për të gjithë ne, që të ecim përpara, të shohim përpara” duke shtuar se Greqia dëshiron “një Shqipëri e cila të afrohet më shumë me Evropën, por pa dështuar t’i përmbahet angazhimeve të saj evropiane”.

Me dënimin e tij nga Apeli, zoti Beleri humbi mandatin për drejtimin e HImarës. Ditën që komisioneri zgjedhor shpalli vendimin, ndonëse zoti Beleri ka të drejtën e ankimimit, qeveria nxitoi t’i kërkojë presidentit Bajram Begaj, të shpallte zgjedhjet e reja, të cilat do të duhet të mbahen më 4 gusht. Zoti Beleri ka kërkuar në Gjykatën Administrative pezullimin e dekretit të Kreut të Shtetit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Duka: Ligji për sponsorizimet një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin
Para 28 minutash

Duka: Ligji për sponsorizimet një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin

“Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë, këtë fundjavë takime me shqiptarët në Greqi
Para 42 minutash

“Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë, këtë fundjavë takime me shqiptarët në Greqi

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut
Para 47 minutash

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Sulm ajror rus në Ukrainë: Zelenskyy flet për një nga më të mëdhenjtë
Para 48 minutash

Sulm ajror rus në Ukrainë: Zelenskyy flet për një nga më të mëdhenjtë

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 16 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut
Para 47 minutash

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

4 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.