Belinda Balluku: Turizmi dentar i Arbër Krakullit në Lushnje, një gjetje e shkëlqyer

Belinda Balluku,zv/kryeministre, ministre dhe drejtuese politike e qarkut Fier takon, bisedon me njerëzit, promovon turizmin, por sot ajo ka publikuar një status të veçantë. Ajo reklamon turizmin dentar, një gjetje e re shqiptare. Belinda Balluku shkruan: “Një sektor i ri ekonomik po zhvillohet në vendin tonë, veçanërisht në Lushnje, qarku Fier, turizmi dentar. Kjo është iniciativa e Arbër Krakullit, i cili operon prej vitesh në treg. Sot ka një listë të gjatë pritjeje, veçanërisht nga shtetas italianë që duan të marrin shërbime dentare nga klinika e tij. Për më tepër ka shtrirë biznesin e tij duke ju ofruar edhe akomodim. Një investim i suksesshëm që sot po jep kontribut në të gjithë ekonominë e qytetit. Iniciativa të tilla, që nxisin punësim dhe zhvillim ekonomik, janë jo vetëm të mirëpritura, por do të kenë edhe mbështetjen tonë të plotë”.