Ben Blushi dhe “Shqiptarë të Panjohur”

Ben Blushi rikthehet në qendër të vëmendjes mediatike. Me një ekspozitë brilante fotografike. Ditën e enjte në ora 19.00 në ambjentet e COD në Tiranë u hap ekspozita fotografike “Shqiptarë të Panjohur”.
Blushi para inagurimit shkruan: “E kam quajtuar këtë cikël fotografish Shqiptarë të Panjohur në emër të të gjjthë atyre njerëzve të panjohur të cilët i kam takuar në rrugët e Shqiperisë, në qytete dhe fshatra të vegjël.
Ata më lejuan ti fotografoj duke më mësuar artin e mrekullueshëm të fotografisë”.
Pas jehonës së librit të fundit “Parajsa artificiale”, Blushi nuk mund të rrinte të shijonte zhurmën e librit. Ai nuk rri dot në heshtje. Ai jeton përmes ecjes dhe jehonës së punës së tij. Ndaj mblodhi çka kishte fotografuar, seleksionoi dhe hyri në kryeministri te COD, pa kostum, thjesht dhe me duar në xhepa duke shijuar punën e asaj që kishte bërë me mijëra kilometra.
Siç tha edhe vetë ka bërë qindra kilometra për një foto. Me ata, “Shqiptarët e Panjohur”, të cilët i ka bërë momument në fotografi.
Në hapjen e ekspozitës ishin plot nga njerëzit e dijes, të artit. Ishte edhe Edi Rama. Foli Beni, por foli edhe Edi. Të dy të botës të artit. Rama edhe në politikë, Blushi rri larg politikës, të paktën momentalisht.
Kjo ekspozitë do qëndrojë e hapur nga data 3 deri në 30 prill në hollin e Kryeministrisë dhe hyrja për të gjithë është e lirë./Spiten Prulli/