Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 17:01 BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim Sonda BepiColombo ka hyrë në orbitën e Mërkurit pas një udhëtimi tetëvjeçar, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës. Misioni i përbashkët me JAXA-n pritet të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ben Blushi: Jam Mesdhetar! …Në brigjet e Mesdheut ka lindur Zoti, shumica e profetëve që njohim, shkrimet e shenjta, alfabeti dhe filozofia

Ben Blushi: Jam Mesdhetar! …Në brigjet e Mesdheut ka lindur Zoti, shumica e profetëve që njohim, shkrimet e shenjta, alfabeti dhe filozofia

Forum
E diel, 4 Tetor 2026 14:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Blushi

Rastësisht dëgjova 500 studentë që thanë me një gojë Jam Mesdhetar.

Megjithëse ata ishin të lumtur ngaqë po merrnin diplomat nga universiteti që mban këtë emër, unë mendova se kanë shumë të drejtë.

Ne shqiptarët jemi mesdhetarë dhe ky është i vetmi status nga i cili nuk na ka lëvizur dot asnjë ushtri, asnjë pushtim dhe të cilin ne nuk e kemi mohuar kurrë.

As romakët, as serbët, as bullgarët, as turqit,as italianët as gjermanët dhe as komunistët nuk na kanë nxjerrë dot nga Mesdheu.

Ky është i vetmi rast kur kokëfortësia jonë ka prodhur një rezultat të dobishëm.

Duke dashur të na hedhin në detin e historisë, na kanë lënë në detin më të bukur të botës.

Në Mesdhe.

Të jesh mesdhetar do të thotë të jetosh në brigjet e një deti që lag 21 vende të cilat bashkarisht kanë krijuar qytetërimin modern, pra botën e sotshme.

Mesdheu është i vetmi det në botë që bashkon tre kontinente Evropën, Azinë dhe Afrikën.

Mesdheu është i vetmi pellg ku jetojnë Krishtërimi, Islami dhe Judaizmi.

Në brigjet e Mesdheut ka lindur Zoti, shumica e profetëve që njohim, shkrimet e shenjta, alfabeti dhe filozofia.

Edhe teatri edhe satira, pra edhe e qara edhe e qeshura artistike kanë lindur në Mesdhe.

Edhe vetë Demokracia ka lindur në Mesdhe.

Për ta bërë jetën më bukur mesdhetarët i lyenin shpirtrat me vajin e ullirit, pinin verë rrushi për të kënduar më mirë dhe i hidhnin ushqimeve kripën e detit.

Natyrisht kripa, vaji edhe vera janë monopol i Mesdheut i cili me këto tre elementë ka ndërtuar kuzhinën më pasur dhe më të shëndetshme të botës.

Askush nuk ha më mirë se një mesdhetar dhe asnjë popull nuk e konsideron gatimin art siç bëjnë mesdhetarët çdo ditë në shtëpi.

Nuk ka asgjë të bukur që nuk ka lindur ose nuk është rafinuar në Mesdhe edhe kur ka ardhur nga diku tjetër.

Mesdheu ka qenë laboratori më i madh i gatimeve, i artit dhe i koktejeve të shijeve më të larta, ku bashkohej e bukura me egërsinë, forca me elegancën dhe pushteti me modën.

Edhe kur ishin mizorë, mbretërit dhe perandorët mesdhetarë shkëlqenin nga ari dhe nga kurorat e skalitura të dafinave që mbanin në kokë.

Lluksi pa të cilin bota e sotshme nuk kuptohet dot është një zakon mesdhetar që detyroi mbretëreshat të qepnin pëlhurat e lindjes me motive detare.

Në Mesdhe kanë jetuar mendjet që krijuan botën tonë, që nga Homeri, Odisea, Elena e Trojës, Akili, Sokrati, Platoni, Aleksandri, Faranonët, Jul Cezari, Kleopatra, Abrahami, Jezu Krishti, Kristofor Kolombi, Dante Aligeri, Leoardo Da Vinci, Servantes, Napoleon Bonaparti dhe Mustafa Ataturku gjenial.

Edhe vetë Mohamedi i mori leksionet e para fetare duke udhëtuar nga shkretëtira në Mesdhe hipur mbi devetë e gruas së tij të parë, biznesmenes Hatixhe.

Pa Mesdheun bota do ishte shumë e shëmtuar dhe shumë barbare.

Nëse Mesdheu ka një kontribut në histori, ky është zbutja e popujve të tjerë përmes artit, diplomacisë dhe ushqimeve.

Nëse ndonjëherë do hartohej lista e sendeve të panevojshme që nuk janë shpikur në Mesdhe aty do nxinte baruti, kallashnikovi, tanket, plastikat që po na helmojnë, cigaret që po na mbysin dhe bomba atomike.

Për fat të mirë as rrjetet sociale nuk janë shpikur në Mesdhe megjithëse Hollivudi i parë i botës ka qenë në Olimp, ku Zeusi, Prometeu, Athina, Poseidoni dhe dhjetëra perëndi të llastuara argëtonin njerëzit me serialet e intrigave të tyre të pafundme që ndërpriteshin nga reklamat e djathit, verës, vajit dhe bixhuterive prej argjendi siç ndodh sot me filmat.

Por për fat të keq popujt që lagen nga ky det nuk e kanë forcuar shumë identitetin mesdhetar.

Me radhë dhe në mënyrë të koordinuar Arabia, Azia, Afrika dhe Evropa e kanë mbuluar Mesdheun me cadrat e tyre si një plazh sezonal.

Marokenët, algjerianët, egjiptianët, tunizianët dhe palestinezët sillen si arabë, turqit si aziatikë, sirianët, libanezët dhe izraelitët nuk e dinë mirë çfarë janë prandaj gjithë kohën grinden; spanjollët, francezët, italianët, grekët dhe sllovenët bëjnë si evropianë, maltezët jetojnë si afrikanë, kurse ne të tjerët malazezët, boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët na kanë bindur se jemi ballkanikë.

Në fakt nuk jemi.

Ne jemi mesdhetarë më shumë se ballkanianë dhe evropianë më pak se mesdhetarë.

Kush kërkon të gjejë një arsye se ku ndryshojmë ne nga ballkanikët që kemi në kurriz, maqedonë, bullgarë dhe serbë mjafton të shikojë pjatat.

Ushqimet e tyre kanë yndyrë, por nuk kanë vaj ulliri, gjellët e tyre nuk kanë peshk, vera e tyre e tyre nuk ka kripën e thartë të detit.

Ne duhet ta forcojmë identitetin tonë si mesdhetarë ku bashkëjetojmë në harmoni me grekët dhe me turqit, me italianët dhe kroatët, me izraelitët dhe palestinezët, me francezët dhe spanjollët, me afrikanët, me aziatikët dhe evropianët.

Vetëm në Mesdhe ne mund të bashkëjetojmë me të gjithë, pa përjashtim.

Këtu lundrojnë edhe kinezët që sjellin makina elektrike, amerikanët që mbajnë luftanije per të mbrojtur naftën dhe rusët që shesin armë.

Në Mesdhe kalojnë të gjithë pa e shmangur dot.

Nuk është rastësi që Mesdheu është i vetmi det që ka emër toke.

Pra një det në mes të dheut,që do të thotë në mes të gjithë tokave të botës.

Dhe në mes të këtij dheu ne shqiptarët shkëlqejmë me flokët tona të zeza, me sytë e mëdhenj kuriozë, me lëkurën ngjyrë gruri dhe me vajin, kripën dhe verën pa të cilat nuk ulemi dot në tavolinë.

Kështu që kur pashë kaq shumë studentë që bërtisnin nga gëzimi “Jam Mesdhetar” u mrekullova dhe unë dhe bëra këtë shkrim.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 20 orësh
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 15 minutash

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 45 minutash

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 1 ore

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 1 ore

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 5 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 18 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.