Nga oborri i PS-së Ben Blushi krahason Edi Ramën me Hitlerin

Ben Blushi foli nga selia e PS-së,sapo doli nga mbledhja e grupit parlamentar, shumë ashpër kundër  Edi Ramën se si ai nuk do zgjedhje në parti,se e ka grabitur PS-në me një grup miqsh e shokësh, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me PS-në, por që kanë ardhur për të vjedhur partinë, qeverisjen e ekonominë e shqiptarëve.

Ben Blushi tha se të dy ,edhe Edi Rama, edhe Eduart Ndocaj, janë e njëjta gjë: ndërtues dhe vjedhës të ekonomisë e lirisë në PS.

Ben Blushi tha se PS-ja është kthyer në një bastion të “rilindjes” së hajdutëve  që rrijnë  e vjedhin me Ramën dhe se ekonomia ka rënë, papunësia është shtuar, krimi po, shpresa ka rënë në shoqeri me Edi Ramën,etj.

Blushi ishte shumë i ashpër sot me Edi Ramën. Në fund përmendi një sms që i kishte çuar një mik i tij nga Gjermania ku thoshte se edhe në Gjermani në vitet ’40 në një provincë vetëm dy veta e kundërshtuan Hitlerin, kurse pjesa tjetër e votoi, por nga frika! Por kjo nuk do të thotë se historia nuk iu dha të drejtë të dyve që e votuan kundër Hitlerin , asokohe. Edhe unë mund të jem në pakicë nga frika e njërëzve në PS të cilët kanë frikë nga Rama, porse nuk mund të hesht kur shikoj të njëjtat metoda “demokratike-fashiste” të Edi Ramës- tha Blushi.

SHKARKO APP