Lideri Ben Blushi mendon se shton vota sepse nuk voton sot Ilir Metën
Ben Blushi, kryetari i partisë LIBRA, ka shkruar sot në facebook-un e partisë së tij një shënim, ku ndër te tjera, kërkon të marrë vota nga sulmi që i bën Ilir Metës, me të cilin deri dje kërkonte te futej në koalicion, por pa PS. Ndërkohë mësohet se LSI nuk do jetë në koalicion me PS në zgjedhje e ku Ben Blushi ka deklaruar se do futet në 18 qershor, edhe nëse opozita nuk futet. Bile edhe nëse PS-ja nuk merr pjesë! – ka thënë lideri absolut i LIBRA. Pyetja është: I mbetet, Blushi, prapë idesë se koalicionit me LSI, pa PS, tani që LSI-ja do jetë pa Metën në krye të fushatës? Apo e donte Metën si rrufe kundër Ramës dhe më pas të vinte LIBRA kur të dilte moti?
Gjithsesi Ben Blushi mbetet një risi në politikë. LIBRA do jetë një parti e cila në 10 vitet e ardhshme do jetë politikbërëse dhe qeverimbajtëse.
Ja se çfarë ka shkruar sot Ben Blushi:
Kam patur të drejtë kur kam thënë se kriza po hyn në krizë. Ilir Meta kërkon të zgjidhet President në mes të krizës,për shkak të krizës dhe në kurriz të krizës, për ti ikur krizës. Kur të gjithë duhej të lëshonim dicka për të lehtësuar peshën e anijes së Shqipërisë që po mbytet, ky mori edhe atë pak pushtet që kishte mbetur.Ilir Meta u bë President nga frika dhe jo nga shpresa.
Ilir Meta është Presidenti i Rilindjes dhe jo i Popullit.Është Presidenti i të shkuarës jo i të ardhmes. E si mund ta votoj? LIBRA voton vetëm të ardhmen.