Ben Blushi nxjerr Blendi Fevziun live në Facebook

Top Channel pati paralajmëruar se sonte në ora 21.00 do të kishte intervistë me Xhisiela Malokun, vajza që po bën lajm dite prej disa ditësh. Por TV Klan ka një emision tjetër në orën 21.00 dhe drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu, ka nxituar të dalë për herë të parë në Facebook te Opinion.al pikërisht me vajzën e këtyre ditëve Xhisiela Malokun. Top Channel tha se ishte intervistë e regjistruar, kurse Fevziu tani e ka marrë live në facebookun e tij.

Ja se ç’shkruan Fevziu te portali i tij: Xhisiela Maloku do të jetë pas pak live në Facebook-un Opinion.al në një intervistë në emisionin ‘Opinion’.

Vajza dhe historia e saj që kanë qenë kryefjalë e lajmeve dhe debateve të opinionit publik do të intervistohet nga gazetari Blendi Fevziu.

Pra Ben Blushi bëri Blendi Fevziun, për konkurencë, të nxitojë e të dalë si kurrherë live në facebook.

Konkurenca po njeh episode të pa dëgjuara!

Në foto: Blendi Fevziu në Facebook-un e tij

SHKARKO APP