Ben Blushi “vret” kryeministrin, Edi Rama nxjerr “Foton e Ditës”
Kishte paralajmëruar deputeti Blushi se do të hakmerrej me laps në mënyrën e tij ndaj Edi Ramës.
Deputeti Ben Blushi ka botuar librin e tij më të fundit, të titulluar “Kryeministri”. Prej ditës së sotme libri gjendet në të gjitha libraritë. Romani i ri i themeluesit të lëvizjes LIBRA flet për situatën politike dhe ekonomike të vendit në vitin 2021 dhe për një kryeministër, i cili është në fund të mandatit të tij të dytë qeverisës. Kryeministri nuk ka emër, por referencat janë të qarta.
Disa detaje të këtij romani janë zbuluar nga Boldneës. Populli është i gjithë kundër këtij kryeministri, i cili ka thyer besimin e qytetarëve, i ka tradhëtuar ata dhe ka rritur indinjatën e tyre. Viti 2021 nuk është përzgjedhur rastësisht në këtë roman, pasi lë të kuptohet se do të jetë edhe fundi politik i kryeministrit.
Në roman, thuhet se në këtë kohë, situata është tepër dramatike, njerëzit janë të pashpresë, ekonomia është drejt rrënimit, shtresa e mesme drejt zhdukjes dhe shteti është pothuajse i falimentuar.
I gjendur përballë këtyre dështimeve “Kryeministri” kërkon mëshirën e popullit që i është kundërvënë ashpër. Ai kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe për këtë krijon një situatë sa dramatike, por edhe tragjike.
“Kryeministri” paguan një snajperist, i cili më herët kishte qënë me mision në Afganistan dhe i kërkon këtij snajperisti që ta plagosë gjatë një mitingu që do të zhvillojë në kuadër të fushatës elektorale.
“Kryeministri” e porosit snajperistin që të bëj kujdes në shënjestër, kur ta qëlloj gjatë momentin që ai do të mbaj fjalim përpara turmës. Me këtë situatë “Kryeministri”, i cili është i rënduar psikologjikisht mendon se do të mëshirohet nga populli dhe për rrjedhojë do të përfitojë mandatin e tretë qeverisës.
Snajperisti vendoset mbi një zonë ku sheh qartë objektivin dhe bëhet gati për ta plagosur përpara qindra qytetarëve. Por teksa mban gishtin tregues në këmbëzën e snajperit, ai risjell në kujtesë vuajtjet që ka kaluar populli tij nga keqqeverisja e të gjithë kryeministrave dhe në veçanti e këtij të fundit.
I gjendur përballë vuajtjeve të popullit dhe një “Kryeministri” mitoman i cili e ka mbajtur pushtetin nëpërmjet propogandës, snajperisti vendos….
Ai e shkrep armën dhe e qëllon “Kryeministrin” për vdekje, duke i dhënë fund planit diabolik të kryeministrit të etur për pushtet dhe shfryn në këtë mënyrë mllefin e një populli të vuajtur.
Kryeministri poston “Foton e Ditës” me kryeministrin kinez
Edi Rama ka futur ne profilin e tij ne Facebook nje foto me kryeministrin kinez dhe e quan “Foto e Dites”