Ben Manaj: Reagime jo korrekte ndaj Silvinjos dhe ekipit kombëtar!

Nga Ben Manaj, Londër

Shoh reagime snobistësh e mitomanësh në kritikat ndaj Kombëtares dhe Silvinjos! Unë kam qenë kritik gjatë ndeshjeve, por në një këndvështrim makro të Evropianit, Kombëtarja dhe tifozëria shqiptare na kanë bërë krenarë! Këtë e thotë edhe shtypi i specializuar ndërkombëtar dhe ai mainstream! Shqipëria e Euro 2016 nuk krahasohet me këtë të sotmen! Ishim në grup ferri dhe të gjithë para Evropianit thoshin dhe luteshim të mos na zgërdhinin me nga 4,5 gola siç iu futen Skocisë në ndeshjen e parë, ekipi i vetëm që ka mundur Spanjën! A duhet të ishim më sipër, pse jo! Edhe Serbia me futboll më të mirë se ne, në vend të fundit doli! Të mos kërkojmë qiqra në hell as të mos marrim kot siç morëm me parashikimet me Spanjën që do e mundim 3-0, apo 3-1 etj.
Sa për Silvinjon, ai meriton t’i vazhdohet kontrata! Kam frikë se mos na thotë jo! Çunat duhen respektuar se na kanë bërë krenarë! Kaq! Të tjerat janë protagonizma ditë-nate vere!

SHKARKO APP