Berisha: A është ndarë në 6 copa trupi i Ervis Martinaj? Pyesni Edi Ramën se ai e di!

Dosja e Ervis Martinaj është marrë nga SPAK, pra edhe zhdukja apo largimi tij.

Sali Berisha bëri sot një deklaratë të fortë, teksa tha se kryeministri Edi Rama e di se ku është Ervis Martinaj.

Ky i fundit është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, të cilët pohojnë se kanë humbur kontaktet e tyre me të.

Në një deklaratë para grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se për këtë çështjes të flasë dhe prokuroria, që sipas thuhet se mban një kufomë të ndarë në 6 copa.

“Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është.

E di vetë Edi Rama se ku ai është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit.

Shko e pyet Baton Haxhinë se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori?!

Një njeri i zhdukur dhe një shtet-bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori.

Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama. Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor”, u shpreh Berisha.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të shprehet për informacionet që ka nëse është gjallë apo mbetet e vertetë ajo që thotë Berisha se kryeministri e di se ku ndodhet trupi i tij në 6 copa.

Nëse është vrarë dhe një organet e specializuara shtetrore e kanë trupin e tij, është antinjerëzore të mos njoftohet familja e tij.

SHKARKO APP