Berisha akuza të rënda kryeministrit: Po rrit shumë çmimet e energjisë ndaj shtresës së mesme!
Kryetari i PD, Sali Berisha sot në mbledhjen e Këshillit kombëtar të PD-së sulmoi fort dhe egër kryeministrin Rama për disa çështje kombëtare, por veçanërisht u ndal te rritja e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas Berishës, nuk është e vertetë ajo që thotë qeveria se hidrocentralet dhe rrjetet e tjera të prodhimit të energjisë sigurojnë vetëm 70 përqind të nevojave të konsumit të vendit. Kreu demokrat theksoi se Shqipëria siguron 90 përqind të nevojave nga prodhimi vendas, por kryeministri e shet energjinë me 40 euro/kw dhe me pas sekserët rajonalë e shesin atë me 120 euro/kw. Pra sipas Berishes ndajnë me sekserin pjesën prej 80 euro/kw që vjen si diferencë, e cila në vend që të arketohet për llogari të shtetit, ajo shkon në xhepat e qeverisë.
Me tej Berisha tha se kryeministri do të shkatërrojë krejt shtresat e mesme të popullsisë, sepse nuk mjafton 800 kw/orë, pasi konsumon me tepër një familje me katër pjestarë në stinën e ftohtë.
Akuzat e ish-kryeministrit shkonin deri atje sa tha se qeveria e blen me 500 euro/kw ndërkohë që është me 200 euro/kw. Pra sipas kreut të PD-së qeveria po vjedh dhe shkatërron qytetarët me vendosjen e fashës deri në 800 kw/orë në muaj.