Berisha bën thirrje se si në Sri Lanka do të veprohet edhe në Tiranë!
Kryesore E Diel, 10 Korrik 2022 15:34
Sot Edi Paloka dhe Sali Berisha kanë bërë paralajmërime të forta duke paralelizuar protestën e popullit të Sri Lankës me ngjarjet që do të ndodhin në Tiranë gjatë kësaj vjeshte. Ja se ç’thotë Berisha:
“Vjedhja me çmimin e naftës permbys qeverinë hajdute dhe presidentin në Sri Lanka. Nderim protestuesve që ngadhënjyen mbi vjedhjen dhe korrupsionin e qeveritarëve të vendit.
Ndiqeni videon dhe lexoni tekstin mbi zhvillimet e revolucionit anti vjedhje ne Sri Lanka! sb
“Sri Lanka, sulmohet nga protestuesit rezidenca presidenciale ne Colombo. Presidenti Rajapaksa eshte larguar dhe sipas burimeve vendase “ndodhet ne vend te sigurte dhe i mbrojtur nga njesia ushtarake”
Dhjetera mijera njerez kishin mberritur te premten dhe te shtunen ne kryeqytet dhe protestuar duke kerkuar doreheqjen e presidentit, i konsideruar pergjegjes per krizen ekonomike qe ka pushtuar vendin, me nje inflacion rekord, mungese karburanti, energjie elekrike dhe ushqimesh.
Presidenti eshte derguar ne nje vend te sigurt, thone burime nga ministria e Mbrojtjes duke theksuar se “ai eshte ende president dhe mbrohet nga njesia ushtarake”. Kryeministri ka thirrur mbledhjen urgjente te qeverise. Qindra qytetare kane kapercyer kangjellat dhe kane pushtuar zyrat e Presidences. Policia perdori gaz lotsjelles por nuk mundi dot ti zmbrapste ata.
Te premten qeveria dekretoi shtetrrethinin ne menyre qe te dekurajonte protestuesit, por kjo mase u terhoq pas protestave te partive opozitare, organizatat per te drejtat e njeriut etj.”- shkruan sot në facebook ish-kryeministri dhe kryetari i PD, Sali Berisha.
Nënteksti i Berishës është se edhe në Shqipëri do të përdorim forcën e popullit si në Sri Lanka. Pak para Berishës ishte Edi Paloka që shkroi me shkoqur se qeverisë Rama do ti ndodhë si në Sri Lanka. Ndërkohë pritet që me datë 25 korrik fillon edhe Ilir Meta luftën politike si opozitar. Duket se do të kemi vjeshtë të nxehtë politike!
https://kohajone.com/video-nga-revolta-ne-sri-lanka-kunder-qeverise/