Berisha, deputetëve dhe ministrave të PS: Ku do futeni më 27 Janar?
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar ministrat dhe deputetët e mazhorancës për zhvillimet ditën e protestës së 27 janarit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend se dy ditë para super protestës së opozitës, ministrat dhe deputetët janë shpërndarë në të katër anët.
“Ministrat të tmerruar nga superprotesta që po ofron largohen nga Kuvendi dhe lënë këtu ikonën e supernxirë nga mega aferat më të mëdha në historinë e vendit, binjakun e Gjiknurit, Arben Ahmetaj. E thotë Hygoi diku, nuk njihej më as shef as flamurtar. Kanë ikur deputetët dhe në sallë nuk janë as 1/5 e deputetëve. Çdo bëni ju ditën e protestës, kur dy ditë para saj keni ikur? Kaq i thoni shqiptarëve: çdo të bëni ju ditën e protestës”, tha Berisha.
Në fjalimin e tij në Kuvend, Berisha ka ftuar të gjithë shtresat dhe grupmoshat ti bashkohen opozitës kundër narko-republikës dhe bixhoz-republikës. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha thirrjen kryesore e pati për të rinjtë që sipas tij kanë bërë gjithmonë historinë. “27 janari është një ftesë për gjithë fëmijët e Shqipërisë që kanë tre vakte ushqim në ditë të kujtohen se 10% e bashkëmoshatarëve të tyre në zemër të Tiranës kanë vetëm një vakt në ditë. Bashkohuni me prindërit tuaj me 27 janar të protestoni për bashkëmoshatarët tuaj që ndoshta as fuqi fizike nuk kanë për shkak të urisë. Ju jeni viktimat kryesore të këtij regjimi. Thirrja është për sudentët që sot gjobiten për shkak të ndarjes së parave me klientelën private nga Noriega dhe ndrikulla Nikolla. Studentët kanë bërë histori. Ngrihuni. Nesër si vend pune u pret azilli, bixhozi ose droga. Të rinj shqiptar, duhet tu dhimbset Shqipëria. Këta kanë shtuar me 12% lojërat e fatit. Duhet të ngriheni të shembim këtë regjim”,- u shpreh Berisha.
Deklarata e Berishës vjen pas replikave të ashpra në Kuvend mes ministrave të PS që akuzuan opozitën se po pengon integrimin e vendit dhe nuk mban përgjegjësi për abuzimet që janë kryer.
Ndërkohë një tjetër zhvillim që nuk ka lidhje direkte me politikën duket se ka tensionuar retorikën në Kuvend.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se Sali Berisha ka arsye për të protestuar, pasi Shkëlzen Berisha është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar për aferën me CEZ. “Shkoni pas atij që e ka katandisur këtë parti në parti personale. Çfarë fitoi Basha nga protestat dhe nga çadra juaj? Protesta e 27 janarit është për paratë e pallatit të prishur në Vlorë. Kundër kujt do protestoni? Berisha ka arsye familjare për të protestuar se Shkëlzeni është thirrur nga prokuroria për të dëshmuar për çështjen CEZ. Dilni në protestë edhe për drejtorët e LSI. Dilni edhe për ta bashkë edhe me të akuzuarit e vrasjeve të 27 janarit”- tha Balla.
DEKLARATA E BERISHES NE KUVEND
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/942578762569698/