Berisha flet për financimin rus të PD: Tymnajë e Ramës
Ish kryeministri Sali Berisha pas disa ditësh heshtje për akuzat për financim rus të PD ka vendosur sot të flasë. I pyetur nga mediat për sulmin e PS ndaj Bashës dhe PD, Berisha thoë se akuzat janë tymnajë e Edi Ramës.
“Eshtë tymnajë që Noriega i krimit do të mbulojë të vërtetat. Rama po përpiqet të shpërqëndrojë zhvillimet që do shënojnë fundin e tij”- tha Berisha.
Ndërkohë Partia Socialiste i ka kthyer në një çështje kryesore të politikës shqiptare akuzat për financimin rus të Partisë Demokratike. Edhe gjatë ditës së sotme, në mbledhjen e grupit parlamnetar, Edi Rama porositi deputetët e PS që të sulmojnë PD dhe Bashën. Për PS, Partia Demokratike dhe Basha jo vetëm janë financuar nga rusët, por edhe protestat dhe aksioni opozitar i vitit 2017, sipas tyre, është ndërhyrje direkte e shërbimeve të Rusisë.
Në këtë moment kritik për Bashën dhe PD, Berisha ka zgjedhur të mos komentojë gjatë akuzat e PS. Në komunikimin me gazetarët, ai ka vijuar me denocnimet për Edi Ramën dhe të afërmit të tij.
“Sot sapo pashë mediat dhe konstatoj se Rama ka përdorur si mburojë ndaj atë dhe ndaj vëllait Olsi ka përdorur për mburojë komunikatën banale që ka lëshuar dje Fatmir Xhafa, pasi i futi thikën pas shpine në mënyrë ekzemplare me deklaratën e tij që bëri mëngjesin e ditës së drogës së madhe kur tha se operacioni u krye nga policia dogana dhe partnerët ndërkombëtare. Me këtë deklaratë, me këtë thikë pas shpine është që Xhafa dëshmoi se ka tashmë peng Edi Ramën, pra nuk është vetëm Sajmir trafiku, por tani del edhe Fatmir Xhafa. A mund të imagjinoni ju, kryeministër që të vendosë në facebook e tij statusin e Xhafës dhe bërtiste në çdo rrjesht: Rroftë Xhafa”– përfundoi fjalën e tij ish-kryeministri Sali Berisha.
VIDEO/PRONONCIMI I BERISHËS PËR GAZETARËT
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/970663789761195/