Berisha: Mafia e qeverisë tentoi vrasjen e biznesmenin që investon në Lalëz

Biznesmeni libanez me pasaportë amerikane, Faad Mitri, u rrah sot në Tiranë në mënyrë barbare nga persona ende të paidentifikuar. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas sherrit për përplasjen e dy automjeteve në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit. Në një prej makinave udhëtonte si pasagjer dhe biznesmeni i huaj, i cili më pas është dhunuar nga personat që ishin në makinën tjetër..

“Pas përplasjes ka patur një konflikt mes personave që udhetonin me 2 makinat.  Për pasojë është lënduar nga dhuna dhe u dërgua për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe një pasagjer, shtetas i huaj rezident në Shqipëri me inicialet F.M. Drejtuesi i mjetit “VolksWagen” së bashku me pasagjerët, te dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes”,- thuhet në njoftimin e Policisë. Policia ende nuk ka kapur dhe iidentifikuar autorët

Por një tjetër variant të kësaj ngjarje jep ish-kryeministri Sali Berisha. Ish-kryeministri e cilëson aksidentin dhe rrahjen e sotme ndaj biznesmenit si përpjekje për të vrarë investitorin e huaj, i cili parashikon të investojë në Shqipëri 1.5 miliardë euro.

Berisha shkruan se autorët e aksidentit janë përfaqësues të mafies qeveritare.

 Postimi i Berishës në Facebook:

Aksidenti ndaj Mitrit, perpjekje per te vrare ate dhe larguar kompanine e madhe qe ai perfaqeson nga Shqiperia!

Te dashur miq, sot u be nje perpjekje per te eleminuar fizikisht Faad Mitrin, perfaqesuesin e nje kompanie multimiliardiere, e cila ka projektin me te madh te investimit prej 1.5 miliarde euro ne turizem ne Gjirin e Lalzit ne Shqiperi.

Ata te cilet i organizuan vrasjen me aksident automobilistik jane eksponente te mafjes qeveritare, te cilet kishin dale ne prite t’i merrnin jeten nje njeriu, qe me perkushtim te jashtezakonshem ka punuar per realizimin e projektit me investimin me te madh ne fushen e turizmit ne  historine e vendit tone.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim te mafies qeveritare dhë uruar sherim te shpejte e te plote te plagosurve ne kete aksident te kurdisur per vrasje personi, i bej thirrje prokurorise se shtetit me urgjence te vendose para ligjit autoret e ketij krimi te shemtuar! Sb

SHKARKO APP