Berisha: Mazhoranca nuk ia heq imunitetin Belinda Ballukut
Pas vendimit të gjykatës kushtetuese ku u rrëzua kërkesa e kryeministrit Rama, debati kryesor kalon të parlamenti që duhet të vendosë për heqjen ose jo të imunitetit për deputeten Belinda Balluku.
Ajo, pas vendimit të Kushtetueses, nuk mund të jetë më zv/kryeministre dhe ministre.
Lideri demokrat Berisha thotë se është i bindur se mazhoranca nuk do t’ja heqë imunitetin Ballukut. Ndërkohë Këshilli i Mandatëve akoma nuk po vendos për kërkesën e SPAK.
Një deputet i PS, tha për “Koha Jone” se “derisa doktor Berisha deklaron se parlamenti nuk e heq imunitetin e Ballukut, atëhere edhe ne jemi dakort me Doktorin, të mos i hiqet!”.
PD kërkon me çdo kusht që Këshilli i Mandatëve të mblidhet këtë të hënë. Nga ana e saj PS po e zgjat, e me sa duket pas tre muajve kur nuk shqyrtohet në parlament, kërkesa e SPAK rrëzohet.
Me 10 shkurt PD ka thirrë protestë të madhe, ku ka deklaruar se do të rrijnë pa lëvizur në sheshin para kryeministrisë, por mbetet të shikohet nëse Berisha do ta mbajë fjalën para demokratëve apo pasi të hedhin shishe me molotov do të thotë “Rama ra!”. Dhe do të ikin në shtëpi demokratët e thjeshtë, duke fantazuar se iku kryeministri, kur ndërkohë Rama rri në kryministri.
KOHA JONË SONDAZH

