Berisha: Me 22 dhjetor të gjithë para kryeministrisë. Nuk ndalojmë më!

Sali Berisha deklaroi sonte pas mbledhjes së Kryesisë së PD se me datë 22 dhjetor do jetë protestë e madhe kombëtare përballë kryeministrisë.

Berisha tha: “Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë. I kemi filluar ato që janë te kryeministria. Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar. Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë. Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira. Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD”- përfundoi lideri demokrat.

Me sa duket Berisha e ka ndarë mendjen se nuk ka udhë tjetër përveç protestave dhe përplasjes popullore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet të shikohet se sa veta do të vijnë. Por kjo varet nga fryma që do të japin qytetarëve gjatë këtyre ditëve lidershipi demokrat. Nëse i ftojnë për të dëgjuar fjalimet e Berishës, pak veta mund të vijnë, edhe prej të ftohtit. Nëse janë për revoltë dhe përplasje sheshi mbushet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të presim e të shohim!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?