Berisha-Mesiç: Ndryshimi i kufijve është projekt serb, do sillte katastrofë për gjithë Ballkanin

Dy ish-presidentët, Sali Berisha dhe ai kroat Stjepan Mesiç kanë zhvilluar sot një takim, ku kanë diskutuar për rajonin dhe idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Si dy nga politikanët e rajonit, protagonistë në zhvillimet në Ballkan pas viteve ’90, Berisha dhe Mesiç kanë shprehur qëndrimin kundër ndryshimit të territoreve në rajon. Ata e cilësuan idenë e rishikimit të kufijve si një katastrofë të re për Ballkanin.

Ish-presidenti Sali Berisha u shpreh se pavarësisht çfarë thuhet në media, qëllimi i ndryshimit të kufijve është zgjerimi i serbëve dhe krijimi i “Serbisë së Madhe”. Ai deklaroi se ndërsa kuptohen qëllimet e Beogradit, janë të turpshme deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe politikanëve të tjerë pro idesë së rishikimit të kufijve. “Rama dhe argatë të tjerë të Beogradit po i shërbejnë në mënyrë dashakeqe idesë serbe. Vuçiç deklaroi se nga kjo marrëveshje Serbia bëhet më e madhe dhe fiton më shumë territor. Mbrojta e kësaj ideje është fatkeqe dhe anti-kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ish-kryeministri theksoi se i tregoi Mesiç se pjesë për zbatimin e këtij projekti janë bërë dhe disa politikanë kosovarë dhe shqiptarë. “Veprimet e argatëve të Beogradit në Prishtinë që kanë marrë në dorë flamurin e Serbisë së Madhe, si dhe faktin që në Kosovë këta argat nuk i mbështet askush tjetër përveç listës serbe dhe dy tre argatë të tjerë. Por Kaosi që krijojnë është jo i vogël, bizare dhe e paimagjinueshme për mua është deklarata e kreut të qeverisë shqiptare, i cili u tha dje shqiptarëve 36 ditë pas vizitës dhe deklaratave të Vuçiçit në Kosovën e veriut se Serbia do të bëhet më e madhe, identike me deklarata e Millosheviçit në Gazimestan, dhe ky tani del e thotë se unë e kam mik atë, thotë se është një mik shumë i mirë dhe jam krenar që e kam mik. Një njeri që zbaton një projekt antishqiptar, një projekt fund e krye kundër paqes, dhe parimeve europiane të demokracisë bashkëpunimit dhe lirisë. Ne kishim një kuptim të plotë me presidentin Mesiç për çështjet që diskutuam”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa ish-presidenti Mesiç deklaroi se mbështetja e ideve për rishikimin e kufijve i kujton periudhën e Sllobodan Milosheviç dhe konfliktet e përgjakshme në Ballkan.

“Unë kam kënaqësinë e veçantë kur vij në Shqipëri dhe takoj presidentin Berisha. Më vjen shumë mirë sepse shumë herë takohemi dhe në konferenca ndërkombëtare. Gjithmonë i ka mbrojtur interesat e kombit të vet dhe asnjëherë nuk ka qenë kundër të tjerëve. Më vjen shumë mirë që sot kuptova dhe u njoha me kërkesat që janë aktuale për shkëmbimin e territoreve. Unë mendoj se dihet se shqiptarët i kanë institucionet e veta. Kosova është e pavarur ka institucionet e saj. Edhe unë besoj se asgjë nuk do të ndodhë që në serbi të realizohen dëshirat e Millosheviçit dhe as të Titos. Politika e Millosheviçit solli luftën e Jugosllavisë. Në luftën e fundit që ndodhi mbi 100 mijë dëshmorë ranë, fajtori kryesor ishte Millosheviçi. Katastrofë do të ishte nëse do të vazhdonin edhe sot politikën e Millosheviçit”, deklaroi Mesiç”,- deklaroi ish-presidenti Mesiç.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/269688773747943/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?