Berisha: Mund t’i thosha Ramës je qen i Shullazit. Por ai është qen droge!
Kanë vijuar debatet e ashpra mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Sherri nisi kur Kryeministri Rama e quajti Berishën qen lufte, duke ju referuar filmit të prodhuar së fundit nga Hollivudi, “Ward Dog”, i cili flet për Shqipërinë.
Pas tensioneve që solli kjo deklaratë, Kuvendi ka vijuar punimet me fjalën e Kryeminsitrit Edi Rama. Ndërkohë deputetët e PD-së u larguan nga seanca.
Por ish-kryeministri Berisha ka marrë fjalën rreth dy orë pas Kryeministrit dhe i është kthyer debatit me Edi Ramën.
Berisha tha se ai mund ta quante Ramën; “Qen i Ymer Lalës, Qen i Emiljano Shullazit”. “Unë mund ta quaja kështu,- tha Berisha,- por unë kam etikë. E quaj Ramën qen drogë, por jo nga ata që zbulon drogën, por qen roje droge”.
Berisha ka vendosur në Ipad-in e tij dhe këngën satirike të humoristit Ismet Drishti. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi nga Berisha të mos e përdorte foltoren e Kuvendit për të transmetuar video dhe humor. Por Berisha tha se kjo parodi duhet të transmetohet, sepse është censuruar nga mediat.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=PpqWCbzs6s4″ width=”560″ height=”315″]
(VIDEO) Tension në Kuvend/ Rama quan Berishën “qen lufte” dhe plas rrëmuja