Berisha: Ndal terrorit banditesk politik ndaj gazetarëve të “Ora News”!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për sekuestrimin e televizionit “Ora News” dhe dhunën e ushtruar në ambientet e këtij televizioni nga policia.

Berisha shprehet se presioni që po bëhet ndaj gazetarëve të kësaj media tregon se qëllimi i hetimit nuk është verifikimi i pasurive të pronarit, por censura ndaj kësaj medie. “Miq, lajmet mbi 25 pasuri me origjine të dyshimtë të Ylli Ndroqit u shoqëruan nga dyndje e hordhive te narkobanditeve me uniforme te armatosur deri ne dhembe ne ndertesen e televizionit, presioni fizik psikologjik dhe policesk ndaj gazetareve Ora News ne mjediset dhe oborrin e ketij televizioni. Ky terror psikologjik dhe fizik ndaj gazetareve provon qartë se objekti i vertet i akuzave nuk eshte pronari i ketij televizioni Ylli Ndroqi apo Xhemal Pasmaçiu, i gjykuar dhe denuar per implikimin e tij ne trafik droge, por jane gazetaret, lajmet, debatet, emisionet e guximshme investigative te tyre per aferat e korrupsionit te shfrenuar te ministrave, te Erion Velise dhe vet Edvin Hajdutit.

Denoj me ashpersine me te madhe keto akte prej gangsteresh te narkopushtetareve qe deri dje ndanin pompe dhe salltanete me pronarin e Ora Neës kurse sot te tmerruar nga faktet, dokumentat, analizat dhe investigimet e gazetareve te ketij televizioni jane versulur kunder tyre duke deshmuar qarte se Ylli Ndroqi nuk eshte akuzuar per shkak te pasurive te tij me origjine te dyshimte sepse te tilla jane Sarajet e Surrelit, pallati ne paje etj etj te Edvin Kristaq Xibrakes, por ai eshte viktime e guximit, profesionalizmit dhe pavaresise se gazetareve te mediave te tij”,- deklaron Berisha në Facebook.

Lidhur aksionin e policisë ndaj Ora News ka reaguar dhe ish-deputetja e PS, Albana Vokshi. “Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje njoftimin e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror ndaj pronarit të grupit mediatik ORA z. Ylli Ndroqi.  Duke mbështetur çdo hetim, ndaj cilido, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit, Partia Demokratike apelon për transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias”,- tha Vokshi.

Vokshi shprehet se pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz. “Shpejtësia e hetimit prej vetëm prej 7 ditësh, nga nisja e hetimit deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë për sekuestrimin e disa mediave, vlen gjithashtu të sqarohet. Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora News, duke ushtruar presion  psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani. Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora News, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve”,- deklaroi Albana Vokshi.

 

SHKARKO APP