Berisha: Një fjalë për marrëveshjen

Nga Sali Berisha

Miq, marrëveshja e djeshme dhe zbatimi i saj adreson njëren nga çështjet madhore, me të cilën u përballën dy zgjedhjet e fundit në Shqipëri, konkretisht atë të administrimit të votës sëhe dhur në kuti. Dhe kjo shënon një arritje për t’u përshëndetur.

Në të vërtetë, ajo është larg së qeni reforma elektorale e plotë por përsëri vlen të përshëndetet.

Kjo sepse me identifikimin biometrik procesi i votimit do mund të pastrohet nga parregullësi të shumta të konstatuara nga ODHIR nga përdorimi abuziv i letër-njoftimeve, votimet familjare, votimet disa herë.

Marrëveshja është për t’u përshëndetur gjithashu se ajo bëri të dështojë një përpjekje e hapur për t’i varur ujkut në qafë mëlçitë e qengjit, dmth për t’i besuar administratës militante socialiste të narkoshtetit administrimin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe shndërruar opozitën thjesht në një OJF vëzhguese të procesit të administrimit të zgjedhjeve.
E tëra kjo e bazuar në një realitet që nuk ekziston.

Çdo njeri vërtet do preferonte një trup të depolitizuar në administrimin e zgjedhjeve por në Shqipëri dhe për hir të së vërtetës dhe në shumë e shumë vende të tjera kjo mund të realizohet vetëm duke shpallur të depolitizuar ata të cilet vetëm të tillë nuk janë.

Theksoj dhe një herë se për një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë, administrimi është vetëm një shtyllë e tij apo vetëm një kapitull në kodin elektoral.
Kapitujt e tjerë të këtij kodi, shtylla të tjera të procesit elektoral siç janë ndërhyrja e shtetit që ishte masive në dy zgjedhjet e fundit, mediat dhe kontrolli i tyre direkt nga qeveria, shkeljet flagrante të cituara në raportin e fundit të ODHIR të konventave ndërkombetare si Kartës së Kopenhagenit, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kartës Universale të të Drejtave të Njeriut është e detyrueshme të adresohen.

Pikërisht për këto probleme madhore ODHIR në dy raportet e fundit ka patur denoncimet dhe rekomandimet më të shumta dhe ato nuk janë prekur fare. Ndaj në rast se flasim per një reforme elektorale për një proces zgjedhor të drejtë dhe të lirë apo brenda standardeve ndërkombëtare është e domosdoshme që të adresohen.

Përveç këtyre, në një problem apo kapitull tjetër madhor qe nuk është trajtuar fare është çështja e listave të votuesve tmerrësisht të manipuluara katër vitet e fundit. Po ju rikujtoj këtu qindra e mijëra banorë të fshatrave të Tiranës që ishin rregjistruar si votues në Bashkinë e Durrësit etj.

Unë jam në dijeni të manipulimeve antiligjore të procesit katër vitet e fundit me listat. Çështja e listave duhet të marrë zgjidhje të plotë dhe transparente në rast se duam një proces zgjedhor brenda standarteve ndërkombëtare.

Për të gjitha këto, mendoj se marrëveshja e djeshme shënon vetëm një etape të reformës së plotë elektorale.

Së fundi, më duhet t’i them Edvin Ramës, të cilit i ka kallur datën revolucioni, se që të shpëtosh prej tij ke vetëm një rruge; prano
1-Vetingun e politikanëve dhe qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë
2-Testin e Drogës

Në rast të kundert urrejtja e popullit, jo në Surrel, por në majën e Dajtit do të ngjitet!
Populli do merret me ty! sb

SHKARKO APP