Berisha: Njerëzit që kërcënuan Llallën kanë mbështetjen e Kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me emra personazhet që mund të kenë kërcënuar kryeprokurorin e Shqipërisë, Adriatik Llalla.

Me një shkrim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se vetëm leitnantët e Al Kapones shqiptare mund të kërcënojnë Llallën. “Vetëm lejtnantët e tij, pra bajlozet e krimit të veshur me pushtetin kryeministror si Dritan Dajti apo Mili ose Mali i partisë, Genti i Olsit dhe Hakmarrjes, mund të ndërmarrin vet apo me porosi të tij kërcënimin me jetë të kreut të akuzës se shtetit”,- shkruan Berisha.

Berisha është i pari deputet që ka komentuar kërcënimin e Kryeprokurorit dhe familjes së tij. Dje në media u publikua lajmi se pas mesazheve kërcënuese, Adriatik Llalla ka vendosur të transferojë jashtë Shqipërisë anëtarët e familjes.

Institucionet e tjera të vendit nuk kanë reaguar zyrtarisht. Burime nga Ministria e Brendshme thanë se kanë marrë masat për ruajtjen fizike të kreut të akuzës prej disa muajsh. Një numër i madh truprojash dhe oficerësh të Gardës së Republikës janë shtuar në grupin e shoqërimit të Kryeprokurorit.

Ajo që dihet për kërcënimin është se kreu i akuzës ka marrë disa mesazhe telefonike nga përfaqësues të një grupi të rrezikshëm kriminal. Kërcënuesit i kanë kërkuar Llallës të mos hetojë një dosje të rëndësishme. Ky është ndër rastet e rralla kur një zyrtar kaq i lartë kërcënohet me jetë nga bota e krimit.

Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori largon familjen nga Shqipëria

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Kercenimi i prokurorit te pergjithshem eshte veper e lejtnantve te Al Kapones! Mediat njoftojne se Prokurori i Pergjithshem i vendit eshte kercenuar nga bajloze te krimit, te burgosur, te denuar apo qe presin te denohen, por qe vizitohen pothuaj çdo dite nga ministra deputete, neobllokmene dhe trafikante ne qelite e tyre.

Hetimi urojme te gjeje sa me pare autorin e ketij akti te rende dhe te pashembullt dhe ta vendosi para ligjit. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, deshmi e pasigurise ekstreme ne kete vend dhe revanshit kulmor te krimit te lidhur me qeverine, shpreh solidaritetin tim te thelle me prokurorin e pergjithshem dhe institucionin qe ai drejton ne luften kunder krimit si dhe bindjen me te thelle se prapa fallangave te krimit qe kane kryer kete akt te pashembullt, qendron mbeshtjetja direkte e kreut te meduzes te krimit te organizuar apo Al Kapones ne krye te qeverise

Vetem lejtnantet e tij, pra bajlozet e krimit te veshur me pushtetin kryeministror si Dritan Dajti apo Mili ose Mali i partise, Genti i Olsit dhe Hakmarrjes, mund te ndermarrin vet apo me porosi te tij kercenimin me jete te kreut te akuzes se shtetit.

Ky akt tregon se cila eshte sot ne Shqiperi shkalla e pasigurise per qytetarin e thjesht shqiptar! Por mbi te gjitha ky akt eshte nje kembane alarmi, nje thirrje per çdo qytetar te ketij vendi qe te ngrihet ne lartesine e guximit kunder organizates kriminale me te rrezikshme ne Europe, qeverise se Al Kapones! sb

SHKARKO APP