Berisha nuk shkon, ndërsa LSI, deputetët Gjekmarkaj, Duka, Mediu do jenë te betimi i presidentit në parlament. Gaz Bardhi: Nuk do jem!
Berisha dhe deputetët pro tij te PD deklaruan sot se nuk do të shkojnë në seancën e parlamentit sot në ora 18.30 kur do të betohet presidenti i ri Bajram Begaj.
Sipas Berishës me këtë president Edi Rama kap krejt pushtetet.
Ndërkohë të pyetur për KOHA JONE deklaruan këta deputetë opozitarë se do të jenë në seancë: Monika Kryemadhi, Petrit Vasili te LSI si dhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.
Pra këta deputetë opozitar do të jenë në seancë sot.
Mendohet se do të jenë edhe disa deputetë te PD që nuk janë me Berishën. Ndërsa Gazmend Bardhi tha për KOHA JONE se nuk do të jem, por jo për arësyet që kërkon Berisha.
Po kështu edhe deputeti Ervin Salianji deklaroi për KOHA JONE se do të jetë në seancë.
Ndërkohë Monika Kryemadhi e pyetur se Berisha nuk shkon dhe ju shkoni, si shpjegohet, ajo u përgjigj se LSI ka integritetin e saj si forcë indipendete politike.