Berisha nuk tërhiqet: Me 6 dhjetor protestë. Kemi njoftuar policinë dhe popullin

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot në drekë në një konferencë shtypi se protesta e 6 dhjetorit do mbahet para kryeministrisë.

“PD ka njoftuar, është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur se  është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë. Ne kemi njoftuar policinë zyrtarisht. Po cila është përgjigjja? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytëzojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar. Ne e parashikuam këtë dhe ndaj thirrëm protestën,” tha Berisha.

Ndërkohë i pyetur nëse PL dhe Ilir Meta do të jenë në 6 dhjetor në sheshin para kryeministrisë, lideri demokrat tha: “Kam marrë mbështetjen e plotë nga Ilir Meta për 6 dhjetorin”- sqaroi Berisha.

Me pas Berisha shtoi se do të jenë me mijëra qytetarë para kryeministrisë me datë 6 dhjetor për ti treguar BE se po mbështesin një qeveri dhe kryeministër të lidhur me krimin dhe që ka shtypur çdo liri në vend.

SHKARKO APP