Berisha: “Po pushtuam Sheshin ikën Rama!”. Por kur e ke ndarë mendjen, Doktor?!
Lideri demokrat Berisha tha sot se “Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin”.
Por pyetja shtrohet nga demokratët që vijnë në protesta se KUR E KE NDARË MENDJEN, DOKTOR, QË TË MARRIM SHESHIN?!
Përherë Berisha, kur ia do interesi, deklaron se do të bëjmë namin, por asgjë nuk po bën. 12 vjet në opozitë, as e pyet njeri, dhe ndërkohë thotë se bëjmë namin po e ndamë mendjen.
Edhe me 22 dhjetor demokratët erdhën se menduan se Saliu e kishte vendosur që nuk iknin nga Sheshi, por ikën me bisht në shalë nëpër rrethet e vendit; hodhën nja pesë bomba molotov sa për të thënë se bëmë diçka e IKËN.
Kur e ke ndarë mendjen, Doktor?! Apo sa të marrin ca leje ndërtimit te Rama disa deputetë të PD?!
KOHA JONË SONDAZH
A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?
Results
Vota totale: 13066

