Berisha poston video kundër Ramës. Demokrati i shkruan: Njisoj jeni të dy, edhe në kohën tane kshtu bahej!
Kryesore E Diel, 11 Janar 2026 07:41
Berisha ka postuar një video ku tregohet reagimi i njerëzve për mosmbështetje nga qeveria e Ramës: “Njerëz të braktisur! Për Ramaduron qytetarët janë vetëm për tu mashtruar!
Ndiqeni sipas dëshirës këtë video!”– shkruan lideri demokrat.
Por te komentet e profilit të Doktorit ka edhe një reagim tjetër: Sali Berisha, kam ca video të kohës tënde (kur ishte kryeministër), njesoj si kta kanë qenë, a do ti postosh?”.
Ndërsa komentues të tjerë te profili personal i Berishës shkruajnë: “Boll doktor me fjalë! A ke takat ta rrzojmë me protesta te kryeministria apo jeni bashk npazare të mfshefta?! Eh doktor doktor, nuk ke ma takat, lshoja një të riu ta fshijë ramën për nji ditë. Ik doktor, shko e pusho n’ tropojë, na more në qafë mor zotni, nji sokol olldashi pate të zotin, por edhe at e çuan në boten tjetër”.

KOHA JONË SONDAZH

