Berisha premtoi protesta, por nuk caktoi datë!
Berisha tha sot se do të filojnë protestat. Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj sërish zërave që i kërkojnë opozitës të tregojnë filmimet e manipulimeve të 14 majit, është shërbëtor i mafies.
Deklaratën ai e bëri gjatë një mbledhje në selinë e PD me 61 kandidatët që garuan në 14 maj.
“Kush i thotë opozitës që “nuk i filmuat”, ata janë bashkë me hajdutin. Të pretendosh se ku u blenë zgjedhjet, tregon se je një skllav i mjerë i mafies më të rrezikshme në Europë, do të thotë se nuk sheh 680 mijë zarfe dhe kërkon të krijosh imunitet se je gazetar. Si gazetar ti duhet të mbrosh interesin publik dhe jo të mbrosh një krim monstruoz të papare. Opozita as nuk filmon, as nuk përgjon. Nuk kemi programe të survejimit të qytetarëve. PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë. Ne nuk jemi ata që gënjejmë vetem, por besojmë të vërtetat. Nuk mundet opozita të ndalojë qeverinë të shpërndajë 680 mijë zarfa. Një kriminel si ky, një krim-ministër që shpall Kodin Elektoral kinezëri, sikur të ishte udhëheqësi i Koresë së Veriut, tregon qartë se nuk njeh asnjë ligj, asnjë standard dhe se me të, zgjedhje nuk mund të ketë. Kështu që demokratët dhe opozitarët duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur. Asgjë përveçse për të votuar të lirë.”, tha Berisha.
Por Berisha nuk saktësoi kur do të fillojnë protestat e opozitës. Demokratët thonë që nëse janë protesta krejt paqësore, nuk shkojmë më, sepse jemi lodhur duke shkuar dhe asgjë nuk po bëjmë të largojmë kryeministrin,