Edi Rama: Ti Sali Berisha të vret natën dhe të qan ditën ! Ti je si Eskobari !

Seanca e së enjtes ka nisur me replika për ligjin e plehrave, kultivimin e hashashit dhe debate për largimin e investitorit të huaj, Faad Mitri, që u rrah disa javë më parë dhe tërhoqi investimet nga vendi ynë.

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në Kuvend lidhur me largimin e investitorit amerikano-libanez Faad Mitri, duke akuzuar shefin e qeverisë Edi Rama se i ka marrë ryshfet, për të lejuar vijimin e investimit në Gjirin e Lalzit.

Berisha: “E vërteta është se në fjalën tuaj thatë disa gjëra që qëndrojnë, por problemi është se nuk ka atë shkallë. Eshtë e vërtetë që një e nga një po largohen investitorët e huaj. Ka të dhëna të kristalta nga viti 2008 deri në vitin 2013, Shqipëria ka marrë mbi 1 miliardë euro investime, zbarkuan njëri pas tjetrit gjigandët e botës. Dje nisi prodhimin hidrocentrali i Banjës. Shko lexo pak fjalën e kryetarit tënd (Ramës) në pranverë të vitit 2013 se çfarë thoshte, e quante mashtrimin e radhës të Sali Berishës. Po pse po ikin të githë këta investitorë? Iku Bankers, iku ky e ai, iku Hotchif? Sepse që të gjithë, për shkaqe rryshfeti ju anullohen kontratat dhe pastaj iu rikthehen. A nuk ishit ju që i vutë Bankersit taksën për naftën që injektonte? Dhe tani që fitoi gjyqet bëni deal-e për marrëveshje të tjera me të. A nu isha unë që denoncova këtu para jush, se ministrit të jashtëm ju ankua konsulli i Shqipërisë në Liban sepse e kishte kërcënuar Besnuk Sula me jetë, me sms. Po pse? Sepse gjeti një investitor për rafinerinë e naftës. A nuk jeni ju që ja çuat investitorit, që po largohej në barrelë, Eduart Ndocajn si doktor, për t’i thënë se edhe mua më kanë rrahur në Itali dhe s’është gjë kjo rrahja që të kanë bërë. A nuk jeni ju këta? Mos i ngatërro dy kohët. Në kohën time, në kohë të përparme, merr statistikat, në dhjetë vitet e fundit nga 2005 e para kanë qënë 38 milionë dollarë në vit mesatarja e investime, statistika të BERZH këto, dhe arritën në 1 miliardë euro investime në 5 vitet e fundit. Ndërsa ju po i përzini një nga një investitorët. A e di ti që kompaninë që iku, Omnix, akti i parë që ka bërë Edi Rama në shtator të këtij viti ka qënë anullimi i lejes. Pse e rikthyet më pas? E rikthyet pasi kërkuat rryshfet. Pse ja morët? Sepse doli rrysfet më i madh. Ky është mekanizmi. Asgjë mos ngatërro me një kohë kur Shqipëria mori investime, sipas UNCTAD, investime të huaja më shumë se çdo vend tjetër në rajon dhe më shumë se sa kapaciteti. Doni që nëpërmjet mohimit të justifikoni veten tuaj? Atëherë vazhdoni por në greminë po e çoni vendin!”

Biznesmeni amerikano-libanez u largua nga Shqipëria pasi u rrah barbarisht pak ditë më parë në rrugën e Rinasit. Kompania e tij OMNIX njoftoi se tërhiqej nga investimi 450 milionë USD në Gjirin e Lalzit dhe nga çdo projekt tjetër në Shqipëri.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar ‘lot krokodili’ ligjëratat e deputetëve të PD-së për largimin e biznsmenit libanez nga Shqipëria, Fadi Mitri, pas dhunës së ushtruar ndaj tij. Nga foltorja e Kuvendit, Rama iu drejtua ish-paraardhësit të tij, Sali Berisha se koha e tij kishte ‘vdekur’. Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se do të flas në një moment të dytë për projektligjin për mbetjet urbane, ku jashtë institucionit po mbahet një protestë.

“Sa i takon ligjit që po diskutohet, rezervoj të drejtën të flas pak më tutje. Më bëri përshtypje ligjërata e parafolëses për investimin e huaja dhe recitimi me lotët e krokodilit për sipërmarrësin që u bë lajm i ditëve të fundit për shkak të dhunës së ushtruar mbi të. Investimet e huaja, sipas bilancit të pagesave në tre mujorin e dytë janë 362 mln euro. Kështu është kur as lexon, as kur nuk kupton. Sali, koha jote ka vdekur”,- tha Rama.

Debati ka precipituar keq dhe ne fund kryeministri Rama iu drejtua ish-kryeministrit Berisha se ” ti te vret naten dhe te qan diten!”. Me tej Rama tha se Saliu eshte si Eskobari ne Kolumbi.

sali-berisha-ne-parlament-1-1

Ndersa Berisha solli dy shembuj për të ilustruar rikthimin e gjërave të mëdha:

Prishjen e kontratës me OMNIX në vitin 2014 nga kjo qeveri dhe rikthimin e kontratës po prej kësaj qeverie e po ashtu, rrëzimin e ligjit të importit të plehrave sapo erdhi në fuqi në 2013-ën dhe rikthimin e ligjit sërish në Kuvend sot.

Për këtë të fundit, Berisha akuzoi si ndërlidhës të marrëveshjes me mafian italiane, Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrit, Engjëll Agaçin, që ka punuar si avokat në Itali.

Nga fjala e Berishës:

“Pse e mbylli gojën ky? Ia vuri shukun me para në gojë, “valixhja”. Është hera e parë që shqipton një fjalë për këtë akt dhe heshtjen e mbulon me akuzën pse heshti Berisha. Berisha e akuzoi direkt këtë. Ty të detyron diçka të heshtësh. Ky ishte investimi më  madh në 25 vite. E përcollëm! Ky nuk reagoi, se kishte frikë se dilnin fakte të tjera. Çfarë reagimi bëri sot? Sepse donte që të iknin ata dhe ta kapi Besniku tani. E njejta praktikë që ndjek.

A bëri të njëjtën gjë me plehrat? Qeveria ime pati një gjë: Nuk ia bllokoi referendumin shqiptarin. Se t’i bllokosh referendumin një vendi dhe data e referendumit u caktua më 14 dhjetor! Ekzekutoi si satrap të drejtën e shqiptarëve për t’u shprehur!

50 mijë shqiptarë kishin firmosur dhe ishin kundërshtarë të qeverisë së asaj kohe. Kjo është e vërteta, sepse me Sekretarin e Përgjithshëm të Mafias bëri lidhjen Shqipëri-Itali-Shqipëri: Pse ndodh kaq rëndom që gjërat e mëdha anullohen dhe rikthehen?! Në tërësi! Sepse këtë e përcakton “valixhja”!”

SHKARKO APP