Berisha: Rama po fut vendin në konflikt të hapur civil me deputetët kriminelë
Sali Berisha akuzoi rëndë kryeministrin Edi Rama sot në parlament, duke folur se Rama solli kriminelët në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Dekriminalizimi duhet të bëhet shpejt e sot dhe nuk ka zgjidhje tjetër, ndryshe do të ketë konflikt të hapur civil mes shqiptarëve. Me tej ai tha se duhet të largojmë kusarinë e Kokëdhimës dhe të grupit përreth tij. Ky parlament është buzë katastrofës dhe një hap drejt dezintegrimit, ndaj merrni masa që të mos shkojmë drejt konfliktit civil për shkak të grupi mafioz.
Ky parlament nuk mund të ekzistojë më me këto kriminelë në sallë, ndaj nuk mund të jemi në parlament e nuk mund të jemi opozitë duke qëndruar këtu me disa deputetë që kanë duart me gjak.
Paralajmerimi i ish-kryeministrit Berisha ishte i ashpër për Edi Ramën.