Berisha-Ramës: Do t’i thyejmë turinjtë! Ky është shtatori i fundit në pushtet

Ka nisur pasditen e sotme seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për miratimin e ligjit të Vetingut.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën i pari nga deputetët e Partisë Demokratike. Ai tha se projekti i sotëm që ka sjellë mazhoranca për votim rrëzon konsensusin e datës 21 korrik. Ai akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama se me kontrollin e gjyqtarëve po kërkon të vendos kontrollin e drejtësisë nga zyra e tij.

“Opozita ka dy vjet që lufton për konsensusin dhe ti kërkon ta prishësh. Ne s’po themi mos t’i përmbahemi ligjeve, por amendamenteve. Hajde të bëjmë ligjin. Ti e ke penguar konsensusin. Kemi dy vjet që t’i thyejmë turinjtë dhe do t’i thyej edhe tani”,- tha Berisha.

Më pas ndërhyri kryeparlamentari Meta, duke i kërkuar Berishës që të ruante etikën.

Ish-kryeministri akuzoi Ramën dhe për vendosjen në detyra publike të personave me precednetë penalë. Berisha tha se Rama po nxit dhe ndarje krahinore në vend. “U ke thënë ambasadorëve se veriu është kriminelë dhe duan kriminelë. Ka fyer një komb të tërë”,- tha Berisha.

Ish-kryeministri deklaroi se seanca e sotme e Kuvendit duhet të kishte në rend të ditës çështjen e kanabisit dhe paligjshmërinë në vend. Berisha u shpreh se “ky është shtatori i fundit që Rama është në pushtet”.

Pas Berishës në podiumin e Kuvendit e ka marrë fjalën Kryeministri Edi Rama. Kryeministri tha se ata që janë kundër vetingut kanë frikë nga drejtësi. Rama u shpreh i bindur se ligi do të kalojë me votat e shumicës qeverisëse.

SHKARKO APP