Berisha: Shqiptarët të përgatiten për të mbrojtur me çdo çmim integritetin e vendit
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson marrëveshjen e re me Greqinë si më të keqen e mundshme për interesat e Shqipërisë. Në shënim në Facebook, Berisha bën një analizë të deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri mbrëmë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. Berisha thotë se Rama u është shmangur pyetjeve kryesore që kanë të bëjnë me përfitimin e Shqipërisë nga kjo marrëveshje. Sipas tij, qëllimisht Kryeministri ka folur për detaje anësore dhe jo për thelbin.
Berisha zbulon se qeveria “Rama” ka hequr dorë nga caktimi i marrëveshjes Shqipëri-Greqi në Gjykatën e Detit, e cila mund të jepte një vendim më profesional për mosmarrëveshjet mes palëve. Sipas ish-kryeministrit, negocimi amator i Ramës dhe Ditmir Bushatit ka bërë që Greqia t’i marrë Shqipërisë pasuri natyrore dhe territor.
Në komentin e tij, Berisha u bënë thirrje shqiptarëve që të përgatiten për të mbrojtur territorin e vendit.
Deklarata e plotë e Sali Berishës në Facebook
“Kapitullanti Edi Rama me pazarin e tij te piste shkelmoi integritetin e vendit dhe interesin kombetar!
Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, pasi i fali Greqise fushat me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe, i fali asaj edhe 6 milje nga ujrat nderkombetare, te cilat aq sa jane te Greqise jane te Shqiperise, kishte zgjedhur Ballen per bukvalet e rradhes!
Mirepo ai mbreme te Balla, duke dashur te mashtroje shqiptaret ra brenda me te dy kembet. Keshtu, per pazarin e tij per detin ai tek Balla tha:
“Kush e hapi këtë problem? Greqia e hapi këtë problem apo e hapëm ne. Greqia ishte e kënaqur me marrëveshjen e 2009. E hapëm ne, Greqia për 3 vite i iku tavolinës jo për të korrigjuar marrëveshjen por për të mos bërë një marrëveshje të re,” dhe se ai po zgjidhte probleme qe nuk jane prekur per 70 vite”, tha ndër të tjera kapitullanti ne krye te qeverise.
Se pari ky eshte nje mashtrim i turpshem i paskrupullt i tij sepse pas anullimit, ne nje akt korruptiv per llogari te nje pale te trete te marreveshjes se detit te pranuar nga te dy palet, nuk eshtr e vertet se Greqia i iku tavolines perkundrazi ajo kerkoi me insistim bisedime per zgjidhjen e problemit me pazar, vetekuptohet me kete lloj zgjidhje me pazar qe ajo i imponoi se fundi Rames.
Ne kundershtuam ne menyre te prere te bisedonim per zgjidhjen me pazar duke insituar se vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte ligj dhe do zbatohet dhe se nuk pranojme te ulemi per te zgjidhur me pazar midis paleve ceshtje e kufirit midis dy vendeve.
Ne insistuam ne menyre te prere se do te pranojme vetem zgjidhjen me Gjykaten e Detit. Po shtoj ketu se, pikerisht per te shmangur zgjidhjen me pazar, ne pranuam zgjidhjen me metoden e barazlargimit, metode kjo e perdorur ne 98% te rasteve ne zgjidhjen e problemit te kufijve detar ne Europe, dhe sipas kesaj metode Shqiperia nuk ka humbur as nje meter katror. Kjo metode nuk keshillohet ne linjat, kurba te medha, pra ne rastin e gjive te medhenj.
Personalisht e kam pranuar metoden e barazlargimit sepse as une dhe asnjeri qe i thote vetes shqiptar nuk mund te pranoje Saranden si gji i madh dhe nuk mund te mohoje se ishujt greke plot ndertesa, shtepi banimi, shkolla etj nuk jane te populluar.
Pas anullimit te marreveshjes nga Gjykata Kushtetuese pala greke fillimisht kerkoi me insistim qe te uleshim per te gjetur nje zgjidhje te dakortesuar te re me bisedime dhe se nuk pranonte zgjidhjen me Gjykate te problemit, por ne refuzuam preraz.
Pala greke, kur u bind se ne nuk pranonim te benim pazar “ti merr kete dhe ne do marrim ate llokme”, pra nuk do kishte zgjidhje me pazar, kerkoi nga ne qe si gjykate deti te zgjidhej ajo e Hages dhe jo e Hamburgut, kerkese me te cilen ne rame dakord. Pas largimit nga pushteti, pala greke e pa se kishte te bente tani me nje karagjoz dhe nje karabush, perktatesisht neobllokmenet; piktorin deshtak Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Bushatin, te cilet per shkak te veprimeve te tyre te papjekura nuk i perfilli per kater vite as per hosh as per balosh dhe arriti t’u diktoje se fundi marreveshjen aktuale te detit duke marre per vete gjithcka deshi, si fushat gjigande te gazit dhe naftes, me te medhate ne Jon dhe Mesdhe, te zgjeroje nga 6 milje ne 12 milje kufirin e ujrave territoriale me Shqiperine duk u lene ne dore si shperblim piktorit deshtak dhe Ditziut, nje leter te vdekur, atavizem te turpshme per te gjitha qeverite greke, ligjin e luftes me Shqiperine.
Pra pala greke luajti mrekullisht me bllofin ne interes te saj per te marre gjithçka deshi nga pala shqiptare, duke i lene kesaj te fundit atletet e kuqe te Edvin Kristaq Rames.
Sqaroj ketu se ligji i luftes u bazua ne fallsifikimin grek te historise, sipas te cilit ne konfliktin italo-grek, Shqiperia vend i pushtuar ishte pale nderluftuese me Italine kunder Greqise, dhe, ne rast se do te pranohej teza absurde greke, Shqiperia pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore do te renditej me vendet e humbese te luftes dhe natyrisht mund te ndeshkohej me coptime te metejshme. Por Konferenca e Paqes ne Paris pas Luftes se Dyte Boterore renditi Shqiperine me fituesit e luftes, pra me aleatet anglo-amerikan duke varrosur keshtu perfundimsht fallsifikim grek te historise me qellime te qarta ekspansioniste.
Se fundi, Edi Rama, serish eshte genjeshtar 2 meterlik kur mashtron se po zgjidhim probleme qe nuk jane prekur nga qeverite shqiptare per 70 vite me rradhe. Ky eshte nje trillim i turpshem i nje injoranti qe beson se gjithçka fillon me ardhjen e tij aksidentale ne pushtet. Ne marredheniet midis dy vendeve nuk ejziston asnje problem, absolutisht asnje problem bilateral qe nuk eshte diskutuar midis paleve. Keto diskutime u kurorezuan me traktatin e miqesise te vitit 1996, te cilin socialiste apatrid shqiptare sapo erdhen ne pushtet, te shtyre nga ultranacionaliste greke deklaruan se nuk e njohinin, nen pretekstin se ate e kishte firmosur armiku i tyre Berisha.
Duke perfunduar, ju ftoj te dashur miq, ju dhe çdo shqiptar, ne keto momente kritike per integritetin e vendit dhe interesin madhor kombetar t’i shtroje Edvin Kristaq Rames keto tre pyetje:
1- Pse pala greke refuzoi filimisht dergimin e çeshtjes ne Gjykaten e Detit dhe insistou per zgjidhjen me pazar? E beri kete per interes te vetin apo te Shqiperise?
2- Pse hoqe dore nga dergimi i çeshtjes ne Gjykaten e Detit dhe e bere kete per interesa te Shqiperise apo te Greqise?
3-Pse Greqia, qe ka 6 milje ujerat e saj territoriale me Italine dhe Turqine, dhe po kaq i kishte dhe me Shqiperine, pas pazarit tend te piste do ti zgjeroje ne 12 milje keto ujera me Shqiperine?
4- Ky zgjerim i ujrave territoriale te Greqise eshte ne interes apo ne dem te Shqiperise?
Duke perfunduar, u bej thirrje shqiptareve te pregatiten per te mbrojtur me çdo çmim integritetin e vendit dhe interesin kombetar nga dyshja antishqiptare e neo-bllokmeneve Rama-Bushati! sb“.