Berisha sulmon ashpër: As autoblindat nuk e shpëtojnë Ramën nga revolta
Eshtë acaruar në kulm beteja mes kryeministrit dhe ish-kryeministrit. Sali Berisha ka folur me një gjuhë të ashpër ndaj kreut të qeverisë Edi Rama nga dita e 67 e protestës së opozitës që mbahet para godinës së Këshillit të Ministrave.
Berisha ka paralajmësuar se me mosbindjen civile Rama nuk do e ketë të gjatë të qëndrojë në zyrën e tij, madje sipas tij nuk do të ketë “qetësi” as në banesën e tij në zonën e Surrelit në periferi të Tiranës.
Berisha kujtoi fatin e Ramiz Alisë në ’91-shin për t’i dhënë një mesazh kryeministrit Rama.
“Mosbindja civile do të flakë Edi Ramën në koshin e plehrave të historisë njëlloj si etërit e tij. Ramës do t’i kujtohet një moment. Më 20 shkurt ’91 është evakuuar në autoblind Ramiz Alia së bashku me familjen dhe është dërguar në Zall Herr.
Tani Edi Rama, nuk ka më Zall Herr përt y! As në Surrel nuk mund të rrish!
Të garantoj që kjo çadër do të tërheq ty nga ajo zyrë dhe do të japë vendin që meriton! Dhe mos kujto se do të çojë Mimi autoblindat sepse ajo nuk do të jetë aty ku është”, – tha Berisha.
http://www.spjv.it/index.php/politika-mobile/berisha-sulmon-rrezikshem-edi-ramen