Berisha sulmon fort dhe egër ambasadorin amerikan Donald Lu

Nuk vonoi dhe foli Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë mjaft të fortë në studion e gazetares Eni Vasili në News 24. I pyetur për deklaratën e ambasadës amerikane për protestën e shoqërisë civile për plehrat që ambasada ia faturoi opozitës. Sipas Berishës ajo ishte një deklaratë e papranueshme dhe që duhet tërhequr.

“Njoftim i panevojshëm dhe i gabuar. Të bëhet një ambnasasdë interprete e Edi Ramës është një gjë e rëndë. Ndodh që PD mbështet një kauzë. Ajo që nuk duhet të ndodhë është që partitë të marrin kauzat e tyre. Protestuesit kanë reaguar dhe shpresoj që ambasada të ketë një reagim për këtë çështje” – tha Berisha që nuk u ndal me kaq.

“Ishte një reagim si i shkruar në zyrat e PS-së. Sikur ta kishte shkruar vetë Gramoz Ruçi” – tha ai. I pyetur për marrëdhëniet e përgjithshme të partisë demokratike me ambasadorin Donald Lu dhe kritikat e tij të forta, Berisha tha një ambasador nuk duhet të bëjë guvernatorin.

“Nuk jam këtu për të bërë analizën e ambasadave. Gjëja më e rëndësishme e një ambasadori është të tentojë të bëjë guvernatorin. Gjëja më e parë është të mos e mëndojë veten më shumë seç është. Vendet e lira janë vende të lira. E kanë të përcaktuar në thelbin e kushtetutes se tyre. Ambasadorët shprehin mendimet e qeverive të tyre. Edhe në momentet më delikate unë nuk jam për një lloj guvernatori. Unë jam që shteti ligjor kurrë nuk ndërtohet sa kohë të ketë ndikime guvernatoriale. Kjo ndodh kur ka një kryeministër pa personalitet dhe të kapur nga të gjitha anët. Rama citon ambasadorët për të shpëtuar nga mëkatet e veta. Unë nuk kam pranuar në asnjë mënyrë të diktohem. Ai është mekatar. Ai fsheh kanabisin, kokainën, korrupsionin. Si ambasadorë bëjnë vetëm politikën e vendeve të tyre. Si guvernatorë ata bëjnë c’të duan” – tha Berisha.

Për ta mbyllur Berisha tha se ambasadori Lu është palë gjatë negociatave për reformën në drejtësi. “Është e qartë. Ai është bërë palë. Nuk ka asnjë deklaratë kundër qeverisë”– e mbyll Berisha.

Por nuk dihet se si do të jetë reagimi i ambasadorit amerikan Lu pas kësaj akuze të fortë të Berishes.

SHKARKO APP