Berisha zbulon skenarin me Facebook: Të rrëzojmë Ramën me Revolucion !

Pas negociatave të sotme në Presidencë mes Ramës dhe Bashës në prani te Presidentit në detyrë, Bujar Nishani u fol se edhe mundet të gjendet një kompromis i madh. Pas takimit në presidencë Lulzim Basha shkoi te Berisha, më pas mblodhi partitë aleate dhe do thërrasë edhe mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Ndërkohë që presidenca e lë hapur një mundesi të fundit në darkë për tu takuar, ish-kryeministri Berisha duket se i ka vënë vulën. Ai ka postuar në facebook, pas pasi priti Bashën, një status ku bën thirrje për Revolucion kundër Ramës. Pra me këtë status ai i ka vënë vulën negociatave: Nuk do ketë asnjë marrëveshje përsa kohë Edi Rama nuk jep dorëheqjen. Pra me sa duket marrëveshja u “firmos dhe u vulos” që me këtë status të Berishës. Nuk ka marrëveshje dhe po shkohet drejt përplasjes finale. Fillimisht me Kavajën dhe me pas në 18 qershor në krejt Shqipërinë.

Statusi i Berishës

Nga Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karrigia e Norieges se Shqiperise, Edi Rames, po shtyn vendin drejt humneres!
Ne vend te nje zgjidhje politike, zgjedh mbrojtjen me cdo çmim te karriges se tij!

Swiss Digital Mobile Reklama

Te dashur miq, Noriega i Shqiperise pranon cdo gje tjeter por jo nje kryeminister teknik sepse nuk i njeh vetes asnje pergjegjesi per Narko-Republiken qe ndertoi.

Ne kater vite ai nuk iu tregon dot shqiptareve nje veper publike, rruge, shkolle, spital, ujesjelles, kanalizim apo premtim te mbajtur por vetem narko- polici, narko-deputete, narko-pushtetare, narko-fermere, ara te pafundme kanabisi, tunele, magazina shteterore me kanabis dhe laboratore nder me te sofistikuarit per drogen dhe, njelloj si Noriega, banken e tij per larjen e parave te droges!

Narko-Republika eshte mjedisi qe vret voten e lire te shqiptareve dhe ushqen me gjakun e tyre pushtetin e krimit te Edi Rames.

Ai nuk ndjen asnje pergjegjesi per lirimin nga burgjet per qellime elektorale te vrasesve serial, bandave terroriste dhe bllokimin e dekriminalizimit.

Vetem ne administrate shteterore ai ka sot mbi 400 vete me rekorde kriminale dhe ne grupin parlamentar zevendesoi nje grup vrasesish e trafikantesh me nje grup tjeter, po te markes se tyre. Krimi dhe vetem krimi eshte garantuesi kryesor i pushtetit te tij dhe vrasjen e votes se lire. Ai per karrigen e tij ka shnderruar te gjithe rrogtaret e administrates, ushtrise, policise, gardes, ndermarrjeve publike ne trupe elektorale te partise shtet!

Pra Edi Rama nuk do zgjidhje politike. Ai per karrigen e tij do me çdo kusht t’iu rrembeje voten dhe te ardhmen tuaj. Revolucioni demokratik do ta hedhe Noriegen e Shqiperise ne vendin qe ai meriton! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?