Berisha:Çfarë opozite jemi kur rrimë me njërëz që i kanë duart me gjak?!

Sali Berisha foli ashpër sot, por dha mesazh për vetë Bashën. Ja se ç’tha Berisha në parlament:

“Ose ju do pranoni procesin e dekusarizimin ose ne, në mënyrë absolute, nuk e gjejmë më veten në këtë parlament. Se ne këtu nuk mund të rrime. Fasadë… E thashe dje ne mbledhjen e grupit parlamentar. Mund t’ju duket çudi. I thashë, e di si më duket vetja? Me duket vetja si ne 91 kur kaloja aty, cdo dite shkoja te selia në rrugen e Kavajes, shikoja shtatoren e diktatorit. I thoja bashkëpuntorëve të mi, ne vetëm opozitë nuk jemi, çfarë opozite jemi ne këtu që kalojmë përbri tij?

Çfarë opozite jemi ne” iu them tani miqve të mi kur ne ulemi këtu me njerëz që i kanë duart me gjak, të freskët? Cfarë opozite jemi ne këtu, kur ulemi me pushtetarë, të cilët përdorin mandatin, votën për të vjedhur e për t’u pasuruar? Çfarë opozite jemi ne këtu, kur Koçua bllokon përmes sivëllaut të tij, botimin e fletores zyrtare. Se ne duhet t’ia shtrojmë këto pyetje vetes. Se ne kaq kemi pushtet. Vendimet i merrni ju or zotëri! Por pushteti ynë është pushtet moral bazuar në ligje. Ju them edhe njëherë është koha e fundit që të reflektoni para se parlamenti të shkojë drejt dezintegrimit të plotë!”

SHKARKO APP