Berisha:Nuk ka miqesi me djalin tim që më bën të hesht për korrupsionin!
Nga Sali Berisha
(Facebook)
Edi Rama pranon vjedhjet e prones publike me vella Olsin dhe klientelen e vet! Diten e enjte ne Parlament, denoncova vjedhjet e buxhetit te shtetit nepermjet koncesioneve nga Edi Rama. Ne fjalen time theksova:
“Ato që janë koncesione publiko-private të tyre janë hajdutëri publiko-private, më të neveritshmet më të tmerrshmet. Po TVSH-ja! Në botë nuk di një shtet që lëshon tatimet, absolutisht. Po pse i lëshojnë tatimet? Kompania e huaj, që është një kompani serioze bastesh, i lutet Olsi Rama dhe Gaz Demi, të dy, a na e merr ti këtë punën e mbledhjes së TVSH? Ndërsa kompania i thotë se nuk është tek punët e mia kjo, nuk është fushë e imja. Ajo thotë se unë jam kompani serioze bastesh, në Honk Kong. Jo i thonë këta. Marrin dhe fusin edhe Mjerot e stër Mjerot, langonjtë…. Të gjitha këto i kanë botuar mediat tuaja. Unë i kam informacionet e sakta.
Tani do ti japin 100 milion shpërblim. Zotëri ti po i bën shqiptarët të harrojnë vjedhjen e floririt që u bë në Krrabë. Ky është një akt i shëmtuar, anti kushtetues. Unë i them Edi Ramës, tërhiqu nga këto, se në mënyrë absolute do të bëhesh përgjegjës për çdo qindarkë që po vjedh bashkë me klanin tënd. Nuk të thash unë se ishte Olsi, e thanë gjithë mediat, të nxorën gjithë të dhënat se Olsi ishte me kompaninë. Në çdo rast ti duhet ta mbyllje kete afere dhe do tu tregoje shqiptarëve se kjo nuk do të ndodhë kurrë.”
Kurse dje PD akuzoi Edi Ramen se po i jep klienteles se tij, ndertuesit te sarajeve te Surrelit dhe Gaz Demit, kompanine publike te sigurimeve INSIG.
Duke mos mohuar dot asnjeren prej ketyre akuzave te renda e konkrete, Edi Rama i pashprese mbrohet me gojen e Gaz Demit, i cili si mburoje nxjerr gjoja miqesine e tij me Shkelzen Berishen. Me kete rast dua ti them Edi Rames:
Se pari, miqesia me Sali Berishen apo cilindo familjare te tij, e cilitdo qofte nuk eshte dhe nuk do jete kurre liçense per te vjedhur ti dhe anturazhi yt pasurite publike te ketij vendi
Se dyti, meqenese per te justifikuar vjedhjet e medha te tua me Olsin, Gaz Demin, Carapulin etj, i ke kerkuar Gaz Demit te nxjerre si mbrojtje per ty njohjen e tij me Shkelzen Berishen, mos harro se ti ne opozite nuk ke ngritur asnje akuze qe Gaz Demi ka perfituar ne menyre te paligjshme fonde nga PD. Nese ke ndryshuar mendim sot qe ke pushtetin mund ta hetosht sot dhe t’ja konfiskosh te gjitha, por nuk ka “miqesi” apo “kercenim” qe mund te mbuloje apo justifikoje akuzat qe behen sot per perfshirje te tij dhe vellait tend ne vjedhjen e fondeve publike me koncesionin e TVSH. sb