Beteja e Belinda Ballukut në Fier

Qarku i Fierit pritet të jetë një hambar votash për PS-në. Aty drejtuesja politike e qarkut, zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku lufton për mandatin e 11-të, ndërkohë që PD kërkon të krijojë përplasje ditën e votimeve. Sonte është shoqeruar nga policia Fation Semanjaku, kandidat i PD në Fier, pasi sipas burimeve policore ai ka shkelur ligjin duke ngritur tendë elektorale mu mes rrugës në qytet.

Kjo ngjarje nga selia Blu po mundohet të sajojë përplasje dhe akuza se policia po ndalon opozitën. Nga ana e saj Belinda Balluku ka qëndruar larg përplasjeve direkte politike me akuza dhe kundërakuza, por është marrë me takime, biseda, vizita në familjet e qarkut; pra duke përdorur anën njerëzore të fushatës. Me sa duket pala kundërshtare mezi e pret hedhjen e saj në përplasje direkte në mënyrë që të krijojnë incidente elektorale që ti kenë si “argumenta” pas 11 majit për të justifikuar humbjen në këtë qark.

Zv/kryeministrja vazhdon takimet me qytetarët, duke mos renë në kurthin e ngritur nga opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?