BIRN i kundërpërgjigjet kompanisë angleze për çështjen CEZ-DIA

Studioja ndërkombëtare ligjore me qendër në Londër , “Clifford Chance”, në një letër dërguar institucioneve shqiptare sqaronte se pretendimet e ngritura në një shkrim të publikuar nga Rrjeti i Gazetarisë Investigative në Ballkan, (BIRN) për përfshirjen e emrit të Ilir Metës në  çështjen CEZ-DIA nuk qëndronin.

Letra theksonte se “është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashtrimet tona rrodhen në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të nderuarit Kryetar të Parlamentit të Shqiperisë me akuzën e korrupsionit. Kjo gjë ka qenë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashtrimeve tona. Ne mund t’ju sigurojmë – vijon më tej letra – që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh zotin Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktuale”.

Pas letrës së kompanisë londineze agjencia BIRN ka reaguar për “Zërin e Amerikës”. Në reagim thuhet se: “BIRN Albania i qëndron shkrimeve të saj të mëparshme mbi çështjen CEZ-DIA. Shkrimet e BIRN janë bazuar në dokumente të shumta gjyqësore të dorëzuara në Gjykatën e Arbitrazhit në Vienë nga firma ligjore Clifford Chance, dokumente të Prokurorisë Shqiptare si dhe në burime njerëzore të personave kyç. Shkrimet e saj kanë respektuar standardet më të larta të gazetarisë, përfshirë dhe të drejtën e përgjigjes nga ana e zotit Meta përpara publikimit të tyre”.

SHKARKO APP