Bledi Kasmi: “Don! Hajde në protestën e 27 janarit!”
Një thirrje publike i është bërë sot ambasadorit amerikan Lu, i cili ka kërkuar peshqit e mëdhenjë në pranga, por nuk po duken as prangat e as peshqit.
Në një intervistë të dhënë për një të përditshme, ambasadori i SHBA-së Donald Lu, sot kërkonte nga qeveria të dinte se ku ishin ‘peshqit e mëdhenj’ që ishin premtuar pak javë më parë. Ishte vetë ambasadori Lu i cili deklaroi në një takim se ‘në Janar do të kishte arrestime të peshqve të mëdhenj’. Dje qeveria në mënyrë të papritur ka propozuar një ndryshim në rregulloren e Kuvendit, që i mbron peshqit e mëdhenj nga arrestimet. Ky ndryshim te rregullave të lojës në mes të lojës bie erë të keqe dhe frikë. Pra nëse deri tani prokuroria sillte kërkesë për iks politikan për arrestim, pra të një deputeti apo ministri, duhej formalisht kalimi në seancë për votim për ti dhënë leje prokurorisë për të proceduar për zyrtarin e lartë. Ndërsa tani PS kërkon të ndryshojë rregullat në rast se vijnë kërkesa për arrestime të politikanëve të lartë. PS do të ndryshojë rregulloren e Kuvendit, ku prokuroria të jap prova para “gjykatës”-parlament dhe parlamenti, ku PS ka shumicën, do të vendosë nëse Prokuroria na bindi apo jo! Ndërkohë që duhet gjykata të jap verdiktin për aktin e ndalimit dhe të arrestimit të prokurorisë. Nëse miratohet ky ndryshim Rregullore siç ka kërkuar Taulant Balla, praktikisht reforma dhe Vettingu ka vdekur.
Projekti i PS-së është depozituar në Kuvend, ndërsa sot kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se PD e aleatët në opozitë janë kundër propozimit të qeverisë së Edi Ramës.
Nuk ka vonuar dhe kryeredaktori i gazetares Rilindja Demokratike, Blendi Kasmi ka shkuar edhe më tej. Ai e ka ftuar ambasadorin Donald Lu që ti bashkohet protestës së opozitës në 27 janar.
‘Don! bashkohu në protestën kundër peshqve të mëdhenj, se prangat fluturuan’, shkruan Kasmi në Facebook.
Në të vertetë “peshq të mëdhenjë” ka kudo, edhe në PD. Por frika që ka hyrë në qeveri për arrestime ministrash, ka bërë që të shpëtojnë në PD apo parti te tjera, ato peshq që duhet të ishin në rrjeten e drejtësisë.
Don Lu do të bënte mirë të shkonte në protestë, bile të fliste për të gjitha llojet e “peshqeve të mëdhenjë’.