Bllokohet rruga te Unaza e Re. Basha kryeson protestën kundër Ramës

Banorët që rrezikojnë shembjen e shtëpive nga ndërtimi i Unazës së Re kanë vijuar edhe sot protestën kundër vendimit të qeverisë. Qindra qytetarë janë grumbulluar në vendin ku prej më shumë se 20 ditësh është projektuar ndërtimi i kantierit të makinerive që do të shembin shtëpitë.

Banorët deklarojnë se nuk do të lejojnë që qeveria të shkatërrojë pronat e tyre, pa u dhënë dëmshpërbilim 100%.

Protestës i është bashkuar kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deputetë të selisë blu si dhe deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën e Unazës së Re ku kalojnë mjetet e policisë. Në një prononcim për mediat gjatë protestës, Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama dhe drejtuesit që urdhëruan dhunën mbi protestuesin do të mbajnë përgjegjësi. “Rama ti bëjë mirë hesapet, ti vërë gishtin Kokës. I bëj thirrje policisë të bëj kujdes. Dhuna mbi fëmijët dhe gratë është regjistruar dhe çdo policë do mbajë përgjegjësi. Prokurorja Kukull ka nisur hetimet ndaj protestuesve, por jo ndaj dhunës që policia ushtroi ndaj tyre”,- deklaroi kreu i PD.

Më herët, kreu i PD-së paralajmëroi në një konferencë për medit se opozita dhe qytetarët nuk do të tërhiqen nga protestat derisa të dorëzohet qeveria dhe të heq dorë nga vjedhja e pronës.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/269645217074290/

Prononcimi i kryetarit Basha ne protesten e banoreve te Unazes se re:

Lulzim Basha: Jam pranë protestuesve bashkë me shumë qytetarë të tjerë, deputetë të opozitës, të Partisë Demokratike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Siç e kemi thënë prej ditës së parë, jemi pranë tyre dhe do të jemi pranë tyre, sepse ajo që po ndodh këtu është një barbari, një shkelje barbare e ligjeve themelore të vendit, e kushtetutës, e ligjeve që mbrojnë banesën si gjënë më të shenjtë, e ligjeve që garantojnë transparencën dhe dëmshpërblimin e duhur, sa herë që ndërtohen vepra publike dhe të mënyrës së si vetë kjo vepër publike është prokuruar, që tregon se jemi para një afere të tmerrshme kriminale.

Pra, jemi këtu për të mbrojtur të drejtën e tyre, për të mbrojtur shtëpitë e tyre bashkë me ta, dhe për t’i dhënë të njëjtin mesazh që po dëgjoni sot, se ata nuk do t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe se autori i kësaj tragjedie që ka kapur këto familje, Edi Rama, duhet t’i vërë gishtin kokës. Afera është e qartë, për 40 milionë euro, 2 mijë euro për një centimetër rrugë. Pra, për një vjedhje të tillë astronomike, Edi Rama do të nxjerrë nga shtëpitë mijëra vogëlushë si Vilsoni që sapo dëgjuat. Vilsoni ishte i vogël, po e patë se si artikulonte? Nga halli, babai i tij është në burg. Babai i tij është në burg sepse kriminelët e vërtetë janë të lirë, janë biznesmenë, deputetë, janë njësh me Edi Ramën, i cili vjedh Shqipërinë, nga mëngjesi deri në darkë. Këtë bën, vetëm vjedh Shqipërinë. Ka shpikur skemat më perverse për të vjedhur Shqipërinë. Ka shpikur PPP-të, me të cilat ju vjedh shqiptarëve, deri më sot, 2,2 miliardë euro. Dhe vazhdon e shtohet fatura. Këtu vjedh vetëm me një dorë 40 milionë euro. Vjedh 40 milionë euro jo për të zhvilluar Tiranën, por për të mbushur thasët, prandaj them se ky nuk është projekt i qytetarëve të Tiranës, ky është një projekt i Agait të Surrelit.

Ndaj jemi në krah të këtyre banorëve dhe do të vazhdojmë të jemi në krah të tyre, për të mbrojtur të drejtën e tyre, por për të mbrojtur po kështu edhe kushtetutën dhe ligjin. Edi Rama po keqpërdor gjithçka, po keqpërdor edhe Policinë e Shtetit, të cilës dua t’i bëj një thirrje të qartë e të prerë, të mos bëhet vegël, policëve ju bëj thirrje të mos vendosen kundër ligjit, përballë banorëe, përballë qytetarëve.

Po kështu, dua t’i bëj një thirrje Edi Ramës dhe qeveritarëve, t’i bëjnë mirë hesapet, kur vërsulin policinë kundër këtyre qytetarëve, sepse gjithçka, dhuna që ushtrohet ndaj tyre në protestë, dhuna dhe tortura që kanë ushtruar në komisariate kundër të shoqëruarve, që janë edhe fëmijë, 13 vjeç, por edhe nëna, edhe gra. Gjithçka është regjistruar dhe çdokush prej tyre do të mbajë përgjegjësi. Secili prej tyre me emër dhe mbiemër do të mbajë përgjegjësi. Për këtë i garantoj.

Pyetje: Do denonconi në prokurori këtë aferë që ju e quani vjedhje?

Basha: Po të kishim prokurori, do të kishte nisur hetimi. Por nuk kemi prokurori, ne kemi një bandë kriminale, një prokurore kukull të Edi Ramës, e cila një vit pasi është emëruar, gjithë shqiptarët e kuptojnë pse është emëruar. Është emëruar që të mbrojë këto afera korruptive, të mbrojë këto vjedhje, të mbrojë Edi Ramën, të cilit i ka mbyllur plot 4 kallëzime nga opozita, pa asnjë shpjegim, të mbrojë Damian Gjiknurin, hajdutin me çizme, bashkë me Arben Ahmetajn, të mbrojë Taulant Ballën, Vangjush Dakon, i cili sot duhet të ishte në arrest, sepse është provuar katërcipërisht bashkëpunimi i tij me bandat kriminale. E patë ç’ngjante në Itali? Një person që ishte kandidat për deputet vetëm se ishte kapur në fotografi me nipin e një mafiozi, kryetari i partisë së tij e refuzoi. Ndërsa këtu, bandat kriminale dhe qeveria janë bërë një. Dhe kjo nuk mund të ndodhte po të kishte një prokurori, por ne nuk kemi një prokurori. Kemi një prokurore politike që ka një detyrë, të shkelë ligjin e të shkatërrojë hetimet për të mbrojtur Edi Ramën. Prandaj edhe zemërimi popullor ka marrë këto përmasa. Ata e kanë kuptuar se qeveria i dhunon, ju shkel të drejtat e tyre, ju nëpërkëmb të drejtat e tyre, ju merr pronat, i gjobit, dhe pastaj kur shkojnë për të kërkuar të drejtën e tyre tek drejtësia, e kuptojnë se edhe drejtësia është një me kryeministrin: prokurorë dhe gjyqtarë që komandohen me telefonata.

Prandaj, rruga e vetme është rruga e përballjes popullore, dhe zgjidhja e vetme politike është largimi i kësaj bande hajdutësh, me në krye Edi Ramën.

Live - Në krah të banorëve të Unazës së Re!

Fjala e deputetes së LSI-së,  Nora Malaj në protestën e banorëve të Unazës së Re:

Sot jemi këtu në mbështetje të banorëve të zonës të cilët më shumë se sa kurrë, sot i kërkojnë Qeverisë që të ketë veshë të dëgjojë, të ketë sy të shikojë dhe të kuptojë që kur gratë tundin djepin ato e lëkundin edhe shtetin.

Sot ka ardhur momenti i zgjidhjes së problemeve të qytetarëve shqiptarë, në mënyre që shqiptarët të mos quhen emigrantë që jetojnë në shtetin e tyre.  Sot ka ardhur momenti që çdo taksapaguesi në Jug dhe në Veri, t’i shpërblehet e drejta e tyre, e drejta e shtëpisë dhe e drejta e ekzistencës së tyre.

Sot ka ardhur momenti që të mos tallemi as me Rrugën e Kombit, as me qytetarët që jetojnë në Tiranë, as me ata që e duan këtë vend dhe janë qytetarë që punojnë dhe vlerësojnë për të drejtat e tyre. Ne jemi të gjithë këtu sot për t’i mbështetur këta banorë. Dhe nuk duam ta politizojmë këtë kauzë, por duam t`i tregojmë qeverisë që qeveria është e shqiptarëve dhe jo e oligarkëve. Nëse e duan popullin, të vijnë këtu, të ulen me ta, ta zgjidhi sa nuk është vonë se kjo nuk është beteja e tyre, por kjo është beteja e gjithë shqiptarëve nga jugu në veri pasi Tirana është e shqiptarëve, Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk është e mercenarëve.

Sot vendi është kthyer si lëndina e lotëve, ku qau vajza ku vrau gishtat, ku qan nëna e një djali që i hyri në burg, kur qau djalin që kërkon ndihmë për të jetuar dhe tek ne sot po shfaqet një luftë civile. Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë për t`i dhënë fund kauzës së mashtrimit dhe për t`i dhënë zgjidhje problemit. Me zgjidhjen e problemit ne bëjmë atë që nuk quhet më qeveri e krimit, por qeveri e qytetarëve dhe për qytetarët. Po, ne jemi sot këtu dhe jemi njëzëri fuqishëm, se jemi me duar të pastra, jemi me shpirt të pastër dhe jemi për çdo njeri për çdo qytetar dhe për çdo familjar të Republikës së Shqipërisë.

SHKARKO APP