Blushi, gati botimin e dy librave të rinj: Një për “dritën”, tjetri për “errësirën”

 Deputeti i larguar nga Partia Socialiste Ben Blushi paralajmëron lexuesit se shumë shpejt do të kenë në dorë dy librat e tij të rinj.

Në një status në faqen e tij në “Facebook” Blushi nuk jep shumë detaje rreth përmbajtjes së librave, por thekson se njëri libër është për dritën dhe tjetri për errësirën. “Shumë shpejt me dy LIBRA. Njeri për dritën tjetri për errësirën.”- shkruan Blushi.

Ky njoftim i Blushit vjen vetëm pak ditë pas ironisë së kryeministrit Rama në “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News 24”, ku i sugjeroi deputetit të shkruajë një libër tjetër, pasi siç tha ai, kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane.

“Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane. Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PS¬-së, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin”, tha Rama.

Pas kësaj deklarate, deputeti Ben Blushi reagoi ashpër duke thënë: “Kur shkrimtarët merren me qentë, qentë merren me Librat!”.

SHKARKO APP