Presidenca tallet me Ballën: Nuk gjejmë dot kandidat për KLSH të dënuar për trafik droge

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, ka reaguar sot ndaj rrëzimit nga PS të kandidaturave për Kryetar të Kontroll të Lartë të Shtetit (KLSH).

Duke ju përgjigjur deklaratave të Sekretarit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se kandidaturat që ka sjellë kreu i shtetit janë të papërshtatshme, Blushi shprehet se Presidenca e ka të pamundur të gjejë kandidatë për KLSH-në, që të jetë i dënuar për trafik droge apo prostitucion.

Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash. Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen. Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”,- deklaron Tedi Blushi në një postim në Facebook.

Partia Socialiste ka rrëzuar tre kandidatura që Presidenti i Republikës ka propozuar në Kuvend për Kryetar të KLSH, pas mbarimit të mandatit të kryetarit aktuale, Bujar Leskaj. Emrat që PS i ka rrëzuar si të “papërshtatshëm” për këtë detyrë janë: Petraq Milo, Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri.

Emri i profesorit të njohur të ekonomisë, Petraq Milo u rrëzua sot nga PS.

SHKARKO APP