Blushi sulmon Avokaten e Shtetit: Çfarë shërbimi marrin qytetarët?
Deputeti Ben Blushi duke folur sot për ngritjen e institucionit që do të zbatojë ligjin e hapjes së dosjeve ka hedhur akuza ndaj gjithë administratës. Ai tha se institucionet e stome janë të paafta tu shërbejnë qytetarëve me gjera të thjeshta dhe jo më të marrin përsipër hapjen e dosjeve të ish-diktaturës.
Duke folur për administratën dhe aftësitë e zyrtarëve që zgjidhen nga Kuvendit, ai mori si shembull institucionin e Avokaturës së Shtetit, që drejtohet nga Alma Hicka. Blushi tha se ka kërkuar në këtë institucion një dokument, si deputet i Kuvendit dhe ende nuk e ka marrë.
“Ky shtet ka një raport shumë të keq prej 100 vitesh me dokumentet publikë. Po ju jap dy raste sesi i trajtojmë njerëzit kur vjen puna për të marrë dokumentin që të takon. Është zgjedhur para dy vitesh një zonjë që quhet Avokate e Shtetit. Ju drejtova para një muaji kësaj zonje për të marrë një dokument, akoma nuk më ka dhënë përgjigje, jam deputet. Ka mundësi ta kem votuar, nuk e mbaj mend. Imagjino një njeri të thjeshtë. Kërkova një letër që e kam firmosur vetë, nuk ma jep se nuk jam rilindas”,- tha Blushi.
Nga foltorja e Kuvendit Blushi vuri në dyshim edhe kandidaturat e propozuara për Autoritetin për Informimin për Dosjet e Sigurimit, duke i cilësuar ato një përzgjedhje terësisht politike.
“Dy palët në parlament nuk kanë asnjë vullnet për të hapur dosjet. E interpretuar si kapital për të ndëshkuar kundërshtrarin. Ju pyes sot dhe një herë: A do hapen dosjet? Lexova ligjin, i jep të drejtën Autoritetit për të qenë selektiv, për të hapur dosje për disa dhe për të mbyllur dosje për disa. Kjo ishte kundërshtia mes palëve dhe këtu në Kuvend. Nuk duam të merrem personalisht me njerëzit e propozuar por nuk kanë asnjë autoritet, duhet të ishin historianë. Tre prej tyre janë burokratë. Nuk po ndërtojmë bibliotekë, ku shkon secili dhe merr librin e vetë. Kështu duhet të ishte. Kjo ishte e vetmja mundësi ku kjo klasë politike mund ti jepte një skuzë pas 25 vitesh. Kjo është një përzgjedhje totalisht politike”,- tha Blushi.