Takim i madh i Blushit me të rinjtë në Qytetin Studenti,themelohet Rinia LIBRA

Kreu i partisë LIBRA Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi zhvilluan dje një takim të madh me të rinjtë në Qytetin Studenti. Në takim u themelua dhe Forumi Rinor i LIBRA-s, një organizatë e re politike e cila do të ketë në qendër të programit dhe aktivitetit të saj mbrojtjen e interesave të të rinjve.

Në fjalën e mbajtur në takimin me të rinjtë, Blushi vuri theksin te problemet që kanë sot të rinjtë dhe studentët në Shqipëria.

Mes te tjerave Ben Blushi tha se LIBRA është fuqia e rinisë dhe një nga pikat kryesore të programit të saj do jete fuqizimi i arsimit publik dhe punësimi i të rinjve.

Blushi prezantoi disa nisma të LIBRA të cilat synojnë tu vijnë në ndihmë të rinjve. “Çdo kompani që do të punësojë të rinj deri në 28 vjeç do tu kompensohen sigurimet shoqërore” premtoi Blushi në Qytetin Studenti, ku ai kthehej pas 26 vitesh si pjesëtar i Lëvizjes së Dhjetorit.

Blushi tha se LIBRA do të jetë zëri i të rinjve dhe shqetësimeve të tyre. “Me të rinjtë Libra në Qytetin Studenti. Na kërkuan që LIBRA të luftojë për reduktimin e tarifave universitare. Do jetë një qëllim për ne .Sa shumë fëmijë të varfër humbin shkollat për shkak se familja nuk paguan dot. LIBRA do i nxjerrë familjet nga mjerimi me minimumin jetik dhe fëmijët do i çojë në shkolla pa taksën e arsimit!”,- shkruan Blushi në një postim në Facebook, pas përfundimit të takimit.

SHKARKO APP