Takimet për partinë e re. Ben Blushi: Jam në proces dezinfektimi nga Rilindja

Deputeti socialist Ben Blushi, pas largimit zyrtar nga Partia Socialiste, ka nisur takimet nëpër rrethe me mbështetës dhe simpatizantë. Takimet janë faza e parë e konsultimeve me qytetarët për projektin e ri politik të tij që pritet të zyrtarizohet në muajin nëntor.

Paradite ai ishte në qytetin e Përmetit, ndërsa pasdite zhvilloi një takim në qytetin e Fierit.  Në bashkëbisedimin me mbështetësit e projektit të tij politik në Fier, Blushi tha se është në proces dizienfektimi me Rilindjen.

Ka ardhur koha të bisedojmë me qytetarët për projektin politik. Jam në proces dezinfektimi nga Rilindja”,- ka deklaruar Blushi.

Më tej Blushi ka sulmuar edhe partitë e vjetra, duke thënë se ato janë të gjitha njësoj. “Partitë e vjetra kanë mbështetur të pasurit e Shqipërisë, ne do jemi ndryshe”, është shprehur Blushi. Deputeti tha se “do të grumbullohemi jo rreth një njeriu, por rreth një ideje.”

Blushi deklaroi javën e kaluar shkëputjen nga Partia Socialiste bashkë me kolegen Mimoza Hafizi.  Ai do të krijojë një parti të re me të cilën do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=yW9Zm0K9XRA&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Ben Blushi: Kur shkrimtarët merren me qentë, qentë merren me librat!

SHKARKO APP