Ben Blushi u shkruan deputetëve të PS, të cilët i palosi kryeministri Rama
Nga Ben Blushi.
PËR MIQTË QË NUK DO JENË NË PARLAMENT
Disa kolegë dhe miq me të cilët kemi ndarë vite te veshtira nuk do jenë në Parlamentin e ardhshëm. Arta Dade u largua sepse kërkoi zgjedhje brenda partisë, por edhe Namik Dokle, Vali Leskaj, Luljeta Arapi, Pirro Lutaj, Arben Cuko, Namik Kopliku, Vehxhi Mucmata, Erjeta Alhysa, Ylli Zicishti, Anila Agalliu, Eduart Bejko, Lad Kosta u hoqën nga Rilindja si njerëz që nuk miratuan kanabizimin e Partisë Socialiste.
Unë i uroj atyre mbarësi dhe dua ti them se e keqja është e përkohshme, dinjiteti është i përhershëm.