Ben Blushin e fishkellejnë në takimin me Kryeministrin Edi Ramën në Elbasan
Kryeministri Rama ishte sot ne Elbasan ne takimin me socialistet e rrethit dhe foli, si perhere, per nevojen e riorganizimit te PS-se. Shperndau edhe disa tesera partie, foli per gjithçka. Ne salle kishte shkuar edhe Ben Blushi, i cili eshte deputet i PS-se ne Elbasan. Kur ai kerkoi fjalen per te folur si deputet i zones dhe si socialist, nuk ia dhane fjalen ne fillim, por me pas ka folur. Bile nje pjese e fershellyen duke e share, çka me pas Ben Blushi tha se ata qe fershellyen pro Rames e kunder Blushit kane fershellyer me gezim per Berishen, para disa viteve. Ndersa sot, tha Blushi, ata votojne dhe mbeshtesin Ramen. Me tej Blushi theksoi se kjo nuk eshte demokraci ne nje parti. Partia nuk eshte e nje njeriu, por e te gjithe socialisteve shqiptare.
Po si ndodhi përplasja?
Kryeministri Edi Rama ka kryesuar një takim me socialistët e Elbasanit nga ku po shpërndaheshin kartat e anëtarësisë, teksa në eveniment është i pranishëm edhe deputeti Ben Blushi. Ky i fundit tha se nuk kishte patur ftesë në këtë takim, por pavarësisht kësaj ka vendosur të shkoje. Rreth orë 15: 30 Blushi qe i pranishëm në Pallatin e Sportit në Elbasan, por është pritur me fishkëllima dhe kore negative.
“Ik! Largohu! S’je përfaqësuesi ynë”. Me të shkuar Blushin nuk e kanë takuar as deptetët e tjerë të PS-së, Evis Kushi, Anasatas Angjeli dhe Musa Ulqini. Mësohet ndër të tjera se deputeti është takuar vetëm nga disa mbështetës të tij. Pra asnje deputet socialist nuk ka guxuar ti jap doren deputeti Blushi.
Sakaq Kryeministri në fjalën e tij ndër të tjera ka folur për akuzat që i bëhen qeverisë në lidhje me të varfërit, duke ju kundërpërgjigjur indirekt edhe deputetit Blushi, i cili e ka akuzuar qeverinë se nuk kujdeset për të varfërit.
“Sa herë që flitet për reforma, flitet për të varfërit… po preken të varfërit, kujdes të varfërit…. nga një Shqipëri pa reforma, 20 e kusur vite, kush e pësoi, të varfërit apo të pasurit? I lamë të varfërit me status të përjetshëm dhe nëse nuk do të vinte PS në qeveri, ata do të mbesnin përjetësisht të varfër.”- tha Rama. Më parë Ben Blushi tha se ai nuk mund të mungojë në takimet e zonë së Elbasanit dhe se do të vinte në takim për t’i treguar socialistëve të thjeshtë nevojën për të kryer zgjedhje për postin e kreut të PS-së.
“Kam kryesuar listën e Elbasanit në vitin 2013, nuk mund të mungoj në takimin e zonës time… Do të shkoj në takim që të flas me socialistët. Do t’iu shpjegoj socialistëve, pse duhet të ketë zgjedhje, pse po shkelet statuti i partisë”- tha Blushi para se te hynte ne sallen ku do te vinte dhe Edi Rama.
Problem për vendin mbetet mungesa e elektriçistëve dhe hidraulikëve, sipas Ramës, ndërsa me ironi shtoi se nuk gjen dot asnjë rrobaqepës për veten, duke iu përgjigjur përsëri Ben Blushit për akuzat që i bëri se ata që po përgatisin statutin e PS janë si rrobaqepësit që po i bëjnë kostum Ramës.
“Nuk ka elektricistë, nuk ka hidraulikë imagjino të gjesh një rrobaqepës për mua që është jashtëzakonisht e vështirë.. Nuk iu dhanë njerëzve zanate. Ku është shkolla profesionale e Marinës e Peshkimit? Ku janë tornitorët? Tornot i morën i çuan për skrap se tha Saliu këtu do bëhet Zvicër e do ndërtohet tek Lana”, tha Rama duke atakuar Blushin indirekt.
Ndërsa Blushi deklaroi më herët se: “Ata që bëjnë statutin e PS po i bëjnë kostumin Ramës, si ata rrobaqepësit. Ky statut është vetëm për një njeri, për Edi Ramën, dhe i jep mundësi të mos rizgjidhet. Unë nuk kam armiq, por mesa duket ka m shumë njerëz që nuk mendojnë si unë. Me sa duket nuk do të ketë zgjedhje fare, edhe për kryetarët e Partisë për bashkitë”.
Akuzat e Blushit behen disa dite para se te mblidhet kongresi i PS me daten 19 mars ne Tirane.